Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të mërkurë, ka vazhduar gjykimi ndaj të akuzuarit për krime lufte Sladjan Trajkoviq, ku janë dëgjuar edhe dy dëshmitarë të tjerë.
Fillimisht, u dëgjua dëshmitari Mustafë Plluzhina, i cili rrëfeu ngjarjen e 22 majit 1999, ku theksoi se atë ditë në mëngjes, nga ushtria dhe policia serbe ishin nxjerrë nga shtëpitë e tyre dhe të gjithë ishin grumbulluar tek varrezat e qytetit.
Sipas dëshmitarit aty ishin rreth 20 mijë civil shqiptarë, ku më pas ishin ndarë gra, fëmijë, dhe meshkuj mbi moshën 18-vjeçare.
Ai tha se se grupi i personave mbi 18 vjeç ishin ndarë sërish, në personat që vinin nga fshatrat e Vushtrrisë dhe banorët e qytetit.
Sipas dëshmitarit vëllai, babai dhe djali i axhës së tij ishin ndarë në grupin tjetër. Nga aty ai tha se kishte arritur të njoh një polic, për të cilin dëshmitari deklaroi se ishte i akuzuari Sladjan Trajkoviq.
Dëshmitari tha se i akuzuari Trajkoviq e kishte liruar djalin e axhës së tij nga grupi të cilin ishin ndarë.
I pyetur nga prokurorja e rastit, Florie Shamolli, se a ishte civil apo me uniformë i akuzuari Trajkoviq, dëshmitari Mustafë, tha se ai ka qenë me uniformë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Dëshmitari, po ashtu theksoi se aty e kishin rrahur edhe babain e tij.
Dhënien e dëshmisë në seancën e sotme e filloi edhe Xhemajl Plluzhina.
Ai para trupit gjykues tregoi se ishin larguar nga shtëpitë e tyre dhe kishin qëndruar në Tetovë diku 7 apo 8 ditë. Më pas, sipas tij, sërish ishin kthyer në Vushtrri. Dëshmitari theksoi se një oficer në kufirin Kosovë-Maqedoni i kishte thënë kthenu në shtëpi.
Dëshmitari vazhdoi rrëfimin e ngjarjes që kishte ndodhur tek varrezat e qytetit të Vushtrrisë.
“Shkum te vorret, na urdhëruan të ulemi, u ulëm të gjithë. Dragan Petroviqi, komandant i policisë në Vushtrri, uluni thotë krejt, tjetri erdh me pizgaver, xhip i madh dhe një mitrolez kundër airoplanave, ku mitrolezi ka qenë i gjatë rreth 2 metra me grykë të madhe, dhe na tha kryet me kthy kah Prishtina dhe mos të kthehet asnjë, s’kom ditë gjë, ka ardhë një Dragan tjetër, ja ka hi shuplakë djalit tjetër Ibrahimit, …”, tha ai.
Mbrojtësi i të akuzuarit Trajkoviq, avokati Dejan Vasiq, kërkoi nga Gjykata që marrjen në pyetje nga mbrojtja të dëshmitari Xhemajl, ta vazhdojë një ditë tjetër me qëllim që të sigurohet deklarata e tij e dhënë në prokurori.
Për këtë arsye, kryetari i trupi gjykues, gjyqtari Ngadhnjim Arrni ndërpreu seancën e sotme për të vazhduar një ditë tjetër.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 12 korrik 2023 ka ngritur aktakuzë kundër Sladan Trajkoviq i cili akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile.
Sipas aktakuzës, Trajkoviq po akuzohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, në periudhën kohore 1998-1999 në fshatin Reznik, Komuna e Vushtrrisë dhe në fshatrat përreth kësaj komune, individualisht dhe në bashkëkryerje me personat tjerë, ka kontribuar në vrasje, bastisje, rrahje, maltretime, arrestime, tortura, trajtim në mënyrë ç‘njerëzore, mbajtja në kushte skllavërie, dëbimin dhe depërtimin e mijërave civilëve shqiptarë si dhe masat e plaçkitjes, djegies dhe shkatërrimit të shtëpive të popullsisë civile shqiptare që nuk kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në konflikt.
Me këto veprime, Trajkoviq akuzohet se në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të panjohur të njësisë së Policisë Serbe dhe personave tjerë të armatosur dhe të uniformuar ka kryer veprën penale “Krimet e luftës kundër popullatës civile”, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 142 dhe 22 të Ligjit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë aktualisht i inkriminuar si krime kundër njerëzimit nga neni 143, paragrafi 1, nënparagrafi 1.4, 1.6 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit