Në seancën e sotme në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në pjesën e veçuar të rastit “Subvencionet 1,” ku po akuzohet për marrje ryshfeti Salih Kelmendi, dëshmitari bashkëpunues Alban Bushati tha se ndryshimi në aplikim për subvencione ka qenë për qëllim të përfitimit të mjeteve.
Dëshmitari Alban Bushati tha se ka pasur kompetencë që të bëjë ndryshim nëse ka ndodhur ndonjë gabim, por që në rastin konkret nuk ka qenë ndonjë korrigjim.
“Në rastin konkret ka qenë qëllim për me i përfitu mjetet.”
“Jemi marrë vesh me këtë ndryshim të tokës, me i ndihmu Bekim Shalës për një shtallë për majmëri, paret që i takojnë për misër e grurë me i marrë Bekimi ndërsa 70% me i marr na me i nda pjesë-pjesë”, ka deklaruar dëshmitari Alban Bushati.
Tutje, ai tha se prej 126 mijë euro, 34 mijë euro i kanë ndarë për të akuzuarin Sadat Shkodra.
“Herën e parë unë e Salihu i kemi nda nga 5 mijë euro, herën e dytë i kemi nda 4 mijë euro secili, herën e tretë i kemi nda kah 9 mijë e diçka, por ka pas mbet me marr edhe pjesën e fundit prej Bekimit, po ndodhen arrestimet,” tha dëshmitari Bushati.
Po ashtu, ai deklaroi se asnjëherë nuk i ka dërguar para të akuzuarit Salih Kelmendi, por se gjithmonë kanë qenë bashkë kur i kanë marrë parat.
Ndërsa, në pyetjen e anëtarit të trupit gjykues, gjykatësit Lutfi Shala, tha se nuk e di nëse është marrë ndonjë veprim nga Ministria lidhur me kërkesën për kthim në gjendjen e mëparshme, sepse ajo ka qenë në emër të Bekim Shalës dhe se ata është dashur të kontaktojnë me Bekim Shalën.
Po ashtu, ai tha se nuk është në dijeni nëse i akuzuari Salih Kelmendi e ka ndihmuar të akuzuarin Sadat Shkodrën.
Në shkurt të 2022-ës, PSRK kishte ngritur aktakuzë ndaj 21 të pandehurve, në rastin “Subvencionet 1”, të cilët janë: Luan Statovci, Sadat Shkodra, Salih Statovci, Berat Nika, Hasan Maxharraj, Kushtrim Zogaj, Habibe Dauti, Alban Bushati, Jeton Sylaj, Lulzim Hajdaraj, Musa Nivokazi, Almir Abdurrahmani, Salih Kelmendi, Bekim Shala, Fuat Morina, Dukagjin Mavraj, Flamur Zeqiri, Daut Kabashi, Kastriot Berisha, Afrim Abazaj dhe Florim Nimanaj.
Ndryshe, në seancën e 21 shkurtit 2023, trupi gjykues kishte veçuar procedurën për të akuzuarit Nivokazi dhe Kelmendi, duke shtuar se gjykata në seancës e radhës do të vlerësojë nëse procedura do të vazhdohet ndaras apo do të bashkohet.
Ndërkaq, në seancën e 14 prillit 2023, ishte bashkuar procedura penale ndaj të akuzuarit Nivokazi me të akuzuarit e tjerë.
Në seancën e 13 prillit 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë, kishte pranuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë për 7 nga 21 të akuzuarit në rastin “Subvencionet 1”.
Ndërsa, më 19 prill 2022 Gjykata Themelore në Prishtinë kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj shtatë të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”, Alban Bushati, Kastriot Berisha, Bekim Shala, Flamur Zeqiri, Habibe Dauti, Dukagjin Mavraj dhe Daut Kabashi, duke i dënuar me 6 vite e 1 muaj burgim dhe 2 mijë euro gjobë.
Më 9 janar 2025, Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim ndaj 12 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”: Luan Statovci, Sadat Shkodra, Salih Statovci, Berat Nika, Hasan Maxharraj, Kushtrim Zogaj, Jeton Sylaj, Lulzim Hajdaraj, Musa Nivokazi, Almir Abdurrahmani, Afrim Abazaj dhe Florim Nimanaj. 11 prej tyre, Gjykata i dënoi me burgim efektiv prej 31 vitesh, 171 mijë euro gjobë dhe 6 vite burgim me kusht (së bashku). Kurse, një i akuzuar u lirua nga të gjitha akuzat.
Sipas aktakuzës së ndryshuar të PSRK-së, të 4 prillit 2022, Flamur Zeqiri, Bekim Shala, Kastriot Berisha dhe Dukagjin Mavraj, akuzoheshin për veprën penale mashtrim me subvencione, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar akuzohej Habibe Dauti, për marrje ryshfeti dhe falsifikim të dokumenteve akuzohej Alban Bushati, ndërsa për dhënie ryshfeti akuzohej Daut Kabashi.
Aktakuza e ndryshuar më 4 prill 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ngarkon Luan Statovcin, Sadat Shkodrën, Salih Statovcin, Berat Nikën, Hasan Maxharrajn, Kushtrim Zogajn, Jeton Sylajn, Lulzim Hajdarajn, Musa Nivokazin, Almir Abdurrahmanin, Salih Kelmendin, Fuat Morinën, Afrim Abazajn dhe Florim Nimanajn me veprat penale “Marrje ryshfeti”, “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, “Mashtrim me subvencione”, e të tjera. /Betimi për Drejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Stankov: Tek tre nga viktimat e zjarrit në Koçan ka pasur djegie të shkallës së katërt, ndërsa tek katër thyerje të brinjëve

Përmbysja e automjetit të URMV-së, një 56 vjeçar po trajtohet në Spitalin klinik të Shtipit

Dorëzimi i të dhënave të bizneseve në KESCO, AIP ngre shqetësime për shkelje të të dhënave personale

Shqiptari nga Rahoveci vret bashkëshorten në Gjermani dhe telefonon djalin: Ta vrava nënën

Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë Policinë e Kosovës

Mospajtime pas zgjedhjeve: Çfarë po ndodh në LDK?

Quni i LDK-së nuk përjashton bashkëqeverisjen me VV-në

Pesë ditë pas vdekjes së babait të tij, Hashim Thaçi vjen në Kosovë

Dëshmitari bashkëpunues tregon se si i ndanin paratë e ryshfetit në rastin “Subvencionet”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli-Gjestit: Nuk e ke idenë se sa njerëz jashtë, nga kjo marrëdhënie kanë interpretuar që ne do të martohemi

Raportet e Inteligjencës Britanike: Gati një milion viktima ruse në Ukrainë

Putin i premtoi Trumpit armëpushim në Ukrainë, por Rusia sulmon ashpër Odesën

Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Kajtazi: Janë 720 spiunë në Kosovë, Shabani e Qerimi nuk janë kryesorët

UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria