LAJMI I FUNDIT:

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, këtë të martë, para trupit gjykues kanë dhënë dëshminë e tyre inxhinierët e ndërtimtarisë dhe trafikut rrugor, Ilmi Fetaj dhe Lavdim Guri, në gjykimin ndaj subjektit juridik “SA Sallahu” sh.p.k, Lulzim dhe Naim Sallahut të akuzuar për “Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik” dhe “Falsifikim të dokumenteve”.

Në këtë rast, Lulzim Sallahu në cilësinë e pronarit dhe drejtorit të subjektit juridik “SA Sallahu” sh.p.k dhe “SA Sallahu” sh.p.k, me pronar dhe aksionar 100% Lulzim Sallahu, po akuzohen për “Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik”, ndërsa i pandehuri Naim Sallahu po akuzohet për “Falsifikim të dokumenteve”.

Fillimisht, dëshminë e tij para trupit gjykues e ka dhënë dëshmitari Fetaj, i cili në këtë proces u dëgjua në cilësinë e inxhinierit të ndërtimit në kompaninë “SA Sallahu” sh.p.k.


Në pyetjet e prokurores së rastit, Habibe Salihu se kur dëshmitari Fetaj kishte filluar punën dhe në cilat projekte kishte marrë pjesë, dëshmitari u përgjigj duke theksuar se pjesë e kompanisë “SA Sallahu” sh.p.k, është që nga viti 2008 dhe se ka marrë pjesë në po thuajse të gjitha projektet e kësaj kompanie, sipas dëshmitarit diku më shumë e diku më pak, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurorja Salihu, prezantoj disa referenca të listuara ku pyeti dëshmitarin Fetaj se këto referenca a janë të dëshmitarit dhe a ka punuar ne këto projekte.

Dëshmitari u përgjigj duke u deklaruar se referencat janë e drejtë ekskluzive e kompanisë ose pronarit të kompanisë, ku secili punëtor në një farë forme vrapon prapa një reference, pra ta ketë një referencë.

“Në secilin projekt që janë të shënuara jam pjesë e atij projekti. Mund të kem qenë diku më shumë diku më pak por në secilin projekt kam qenë dhe është një bagazh i madh për mua”, shtoi dëshmitari.

Tutje, dëshminë e tij para trupit gjykues e ka dhënë edhe Lavdim Guri, i cili u dëgjua në cilësinë e inxhinerit të trafikut rrugor.

Dëshmitari Guri, deklaroi se diku nga viti 2010-2011 ka bashkëpunuar me kompaninë “SA Sallahu” sh.p.k, deri në vitin 2024. Përgjatë kësaj periudhe sipas dëshmitarit kohë pas kohe kishte ofruar këshilla lidhur me sinjalizimin rrugor.

“…kohë pas kohe kam dhënë këshilla profesionale të komapania në lidhje me sinjalizimin e rrugëve”, tha ai.

Po ashtu, i pyetur nga anëtari i trupit gjykues, gjyqtari Valon Kurtaj se i gjithë dokumentacioni i përmendur në aktakuzë, a konsideroni se këto dokumentacione dhe emri juaj si inxhinier është përdor apo keqpërdor tek projektet e caktuara. Dëshmitari e mohoi këtë, duke thënë se nuk dyshon për këtë.

“Unë asnjëherë nuk kam dyshu as nuk dyshoj se mi kanë keqpërdor dokumentet e mia”, tha ai.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 3 nëntor 2023 ka ngritur aktakuzë ndaj personit juridik-kompanisë “SA Sallahu” sh.p.k dhe dy personave fizikë: Lulzim Sallahut (pronar aksionar 100% i kompanisë) dhe ndaj Naim Sallahut.

I pandehuri Lulzim Sallahu, në cilësinë e pronarit dhe drejtorit të subjektit juridik “SA Sallahu” sh.p.k dhe “SA Sallahu” sh.p.k, me pronar dhe aksionar 100 % Lulzim Sallahu, po akuzohen për “Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik”, ndërsa i pandehuri Naim Sallahu po akuzohet për “Falsifikim të dokumenteve”.

Aktakuza thotë se i pandehuri Lulzim Sallahu dhe i pandehuri “SA Sallahu” sh.p.k, me pronar dhe aksionar 100 % Lulzim Sallahu, më 5 shtator 2019 në Prishtinë, në cilësinë e pronarit të “SA Sallahu” sh.p.k., me rastin e aplikimit në procedurat e prokurimit publik në projektin “Rikonstruimi i Rrugës Rajonale R115, Segmenti Prizren-Prevallë”, të publikuar nga Ministria e Infrastrukturës, me vetëdije, me qëllim të mashtrimit si dhe me qëllim të ndikimit në vendimin e Autoritetit Kontraktues, ashtu që kompania e tij “SA Sallahu” sh.p.k, të shpallej fituese e kontratës për projektin në fjalë, kishte paraqitur dokumente me përmbajtje të rreme, sikurse janë: CV-të dhe referencat në emër të N.M, I.F, B.K., dhe L.G.

Sipas aktakuzës, këto referenca janë paraqitur si dëshmi se kinse të lartpërmendurit ishin pjesë e stafit, respektivisht të angazhuar si inxhinierë të kompanisë dhe se kishin përvojën e nevojshme të punës që kërkohej në njoftimin për kontratë.

Ndërkaq, i pandehuri Naim Sallahu në vitin 2019, thuhet se me qëllim që t’ia mundësojë vëllait të tij të pandehurit Lulzim Sallahu që përmes kompanisë “SA Sallahu” sh.p.k., të plotësonte kushtet e Autoritetit Kontraktues përkatësisht Ministrisë së Infrastrukturës, të shprehura në njoftimin për kontratë lidhur me projektin “Rikonstruimi i Rrugës Rajonale R115, Segmenti Prizren-Prevallë”, respektivisht kinse i njëjti kishte në përbërje të stafit të tij të angazhuar inxhinierë me përvojë, kishte përpiluar dhe nënshkruar referencat e cekura si në dispozitivin I, me përmbajtje të rreme.

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Alergjitë ndaj polenit, ‘pluhurit të shtëpisë’ e pickimit të bletës – alergologu Enis Halimi tregon cilat janë simptomat dhe si t’i menaxhojmë rastet urgjente

Alergjitë ndaj polenit, ‘pluhurit të shtëpisë’ e pickimit të bletës – alergologu Enis Halimi tregon cilat janë simptomat dhe si t’i menaxhojmë rastet urgjente

Shëndetësi
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori