LAJMI I FUNDIT:

Dëshmitarët e krimeve të luftës po vdesin, flasin familjarët e viktimave (Video)

Dëshmitarët e krimeve të luftës po vdesin, flasin familjarët e viktimave (Video)

Rreth 20 vite pas përfundimit të luftës në Kosovë, shumë persona ende nuk po gjejnë qetësi shpirtërore.

Dëshmitarët e krimeve të luftës po vdesin e institucionet e Kosovës nuk po ndërmarrin masa për të akuzuarit e vrasjeve gjatë luftës së fundit të Kosovës, shprehen familjarët e viktimave.

Drenusha Ramadani e cila humbi babanë në masakrën e Krushës së Vogël, shprehet për RTV Dukagjinin se kriminelët nuk do ta marrin dënimin e merituar pasi xhaxhai i saj si dëshmitar i rastit nuk jeton më.


“E kam një rast në familje. Xhaxhai im si dëshmitar tashmë ka vdekur. Edhe pse ka dëshmuar disa herë edhe në Kosovë edhe ne Hagë, askush nuk është dënuar për ato krime”, është shprehur vajza nga Krusha, përcjell Telegrafi.

Njëra nga të mbijetuarat e masakrave serbe në Kosovë është edhe deputetja Saranda Bogujevci. Ajo akuzon misionet si EULEX-i dhe UNMIK-u për mos zbardhjen e krimeve serbe në Kosovë.

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/2217006941659382/

“Misione ndërkombëtare si EULEX-i dhe UNMIK-u, nuk kanë qenë të qëlluara. Mendoj që kanë pasur më shumë ndikim negativ, sa u përket trajtimit të rasteve për krimet e luftës”, ka thënë deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci.

Në Fondin për të Drejtën Humanitare janë pesimist sa i përket angazhimit të institucioneve në këtë drejtim.

“Mbi 99 për qind e familjeve që janë prekur nga krimet e luftës, deri më tani nuk kanë parë drejtësi. Për fat të keq mundë të konkludojmë se shumica prej tyre nuk do të shohin drejtësi. Gjykime për krimet e luftës do të ketë, por në numër shumë më të vogël”, është shprehur Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare (FHD)./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori