LAJMI I FUNDIT:

Dëshironin të bënin një selfie tërheqës, por përfunduan në ujin e akullt të Venedikut

Dëshironin të bënin një selfie tërheqës, por përfunduan në ujin e akullt të Venedikut

Një skenë e pazakontë u regjistrua në një nga kanalet e qytetit italian të Venedikut (Rio della Verona), ku në rolin kryesor ishin katër turistë nga Azia.

Ata e shijuan udhëtimin me gondolë dhe më pas vendosën të bënin një selfie në grup. Problemi është se të gjithë kanë marrë anë dhe epilogu është i qartë për ju.

Gondolieri paralajmëroi se një lëvizje e tillë nuk ishte më e sigurta, por turistët nuk mundën, ose nuk donin ta kuptonin atë, raporton bild.


Varka u përmbys dhe të gjithë përfunduan në kanal! Për fat të mirë thellësia nuk ishte e madhe, por me siguri askush nuk e ka shijuar sepse temperatura e ujit ka qenë 13 gradë.

Drama ka përfunduar me ndërhyrjen e zjarrfikësve të cilët kanë nxjerrë njerëzit në breg. /Telegrafi/