LAJMI I FUNDIT:

A dëshironi të verifikoni a jeni shtatzënë? E gjitha që ju nevojitet është pasta e dhëmbëve (Video)

A dëshironi të verifikoni a jeni shtatzënë? E gjitha që ju nevojitet është pasta e dhëmbëve (Video)

Gjithnjë e më shumë femra në botë përdorin pastën e dhëmbëve kur dëshirojnë të verifikojnë se a janë shtatzëna.

Megjithatë, ekspertët tërheqin vërejtjen që kjo metodë nuk është edhe aq e sigurt.

Femra zakonisht dyshon në shtatzëni kur i mungojnë menstruacionet. Atëherë është e mundshme të bëhet testi i shtatzënisë nga urina dhe gjaku, të cilat janë më të sigurta dhe japin më shumë informacione.


E gjitha që ju është e nevojshme është pak pastë dhëmbësh, të cilën me siguri çdo shtëpi e ka, transmeton Telegrafi.

Më së miri do të jetë që pasta të jetë e bardhë, sepse kimikatet të cilat përdoren për ngjyrë dhe shije, mund të zvogëlojnë saktësinë e rezultatit.

Përzini një sasi të vogël urine me pastën e dhëmbëve në një gotë plastike. Testi jep rezultate më të mira nëse e bëni herët në mëngjes, me rastin e shkuarjes së parë në tualet.

Kjo ka të bëjë me faktin që urina e parë e mëngjesit ka më së shumti hormone të shtatzënisë (HCG).

Nëse jeni shtatzënë, përzierja do të ketë flluska dhe do të marrë ngjyrë të kaltër. Përshkrimin e hollësishëm të testit shikojeni në video.

Megjithatë, ekspertët këshillojnë gratë dhe vajzat që të përdorin mënyrën tradicionaletë verifikimit të shtatzënisë.

– Flluskat në pastën e dhëmbëve janë pasojë e thartirës në urinë e cila reagon me kalcium-karbonin. Sa më e thartë që të jetë urina, reaksioni është më i madh.

Kjo nuk ka lidhje me atë nëse është femra shtatzënë apo jo.  Madje edhe nëse “testi me pastën për dhëmbë” të jetë pozitiv, ju këshilloj që të merrni verifikimin zyrtar që jeni shtatzënë me testin e vërtetë, thotë farmacisti nga Oxfordi, Stuart Gale, për “Huffington Post”. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori