Para vdekjes së saj, 99-vjeçarja Catarina Orduña Pérez kishte një dëshirë të fundit: një statujë gjigante të një penisi mbi varrin e saj.
Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, familja e saj zbuloi monumentin e përfunduar – një penis mbi 1,5 metra të gjatë dhe jo vetëm kaq.
Ata kishin montuar në varrin e saj në një varrezë në Meksikë fundjavën e kaluar si “njohje e dashurisë dhe gëzimit të saj për jetën”.
Here's the moment that Doña Cata's 600 pound cock and balls statue was unveiled on her grave. #BVE pic.twitter.com/glP1ZK1QYY
— Nathaniel Janowitz (@ngjanowitz) July 28, 2022
“Ajo donte të thyente paradigmën e çdo gjëje meksikane, ku gjërat ndonjëherë fshihen për shkak të mungesës së mendjes së hapur”, ka thënë nipi i saj Álvaro Mota Limón për VICE World News.
“Ajo ishte gjithmonë shumë avangarde, shumë e përparuar për gjërat”.
Stërgjyshja ishte rritur në varfëri dhe nuk ndoqi shkollën si fëmijë, por me punën e saj të palodhur dhe vendosmërinë u bë një anëtare me ndikim në qytetin e Misantla.
Politikanët shpesh e vizitonin dhe e takonin, duke ditur ndikimin që ajo kishte në zonë.
Doña Cata, an absolute legend, embodying that big verga energy she was always talking about. #BVE pic.twitter.com/dyfZvKJMw1
— Nathaniel Janowitz (@ngjanowitz) July 28, 2022
Mota Limón kujtoi se si gjyshja e tij “e pa jetën me shumë optimizëm dhe se problemet nuk duhet të na pushtojnë”.
Pasi ajo “ishte serioze në lidhje me kërkesën”, një ekip prej 12 personash, duke përfshirë një marangoz, një skulptor dhe një gdhendës, filluan për të ndërtuar statujën. /Telegrafi/