Një moment “turpërues” përjetoi një vajzë, derisa po tentonte të bënte një fotosesion pranë ujit.
Vajza nga provinca Pangasinan në Filipine, ishte ulur në një shkëmb për të realizuar fotografi artistike, por ishin dallgët ato që ia prishën planet, transmeton Telegrafi.
E veshur me pantallona të shkurtra të zeza dhe me syze dielli, vajza u godit nga dallgët që e rrëzuan dhe e futën në ujë.
E pavarësisht që miqtë që qëndronin prapa objektivit të aparatit u munduan ta paralajmërojnë për dallgët – ishte shumë vonë, ajo u la e tëra dhe për fat të mirë nuk pësoi ndonjë lëndim serioz.
Të gjithë miqtë që i kishte afër nuk mund të ndaleshin duke qeshur me veprimin e saj, ndërsa pamjet prej se janë postuar në rrjete sociale janë bërë virale. /Telegrafi/