Deshi të bëjë vetëvrasje duke kërcyer nga ura, polici e shpëton në momentin e fundit (Video)

31:"© Moses Lake Police Department
Një polic në Moses Lake në Washington ka shpëtuar një burrë, i cili po qëndronte i ulur jashtë rrethojës mbrojtëse të urës dhe po mendonte të bënte vetëvrasje.
Ky moment është filmuar nga kamera të cilën e kishte të vendosur në uniformë, ku shihet se si me zgjuarsi vrapon tinëzisht prapa shpinës së tij dhe në një moment e rrëmben duke e futur në zonën e sigurt, transmeton Telegrafi.
“Hej ç’kemi? Bisedo me mua”, dëgjohet polici duke i thënë burrit që ishte shumë pranë vdekjes.
Pasi përfundoi drama, burri u prangos nga policia dhe u dërgua në stacionin e policisë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
15/11/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































