Derri bredh nëpër autostradë, policia në Karolinën e Jugut detyrohet të intervenojë për të shmangur më të keqen

Policia në Karolinën e Jugut ka ndarë një video të dy policëve që ndiqnin një derr, që e gjetën duke vrapuar nëpër autostradën e ngarkuar.
Videoja e postuar në Facebook, tregon dy policë të angazhuar në një ndjekje të të “arratisurit” që shëtiste nëpër autostradë.
Autostrada I-26 konsiderohet si një ndër autostradat ndërshtetërore më të ngarkuara në këtë shtet, transmeton Telegrafi.
"Për fat të mirë, pas një ndjekjeje të shkurtër në këmbë, derri u shpëtua pa lëndime dhe policët arritën ta vinin trafikun përsëri në lëvizje", thuhej në postim.
"Faleminderit departamentit të sherifit të Qarkut Richland për ndihmën e tyre në vendngjarje, dhe ndihmën që u dhanë për t'u siguruar që ky derrkuc i vogël të kishte një shtëpi të mirë pas incidentit", u tha ndër tjera. /Telegrafi/


















































