Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të votave nga diaspora.

Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së, deri tani janë numëruar 41 mijë e 264 vota, transmeton Telegrafi.


Vetëvendosje ka marrë 31 mijë e 807 vota. Partia Demokratike e Kosovës 3 mijë e 773 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës 3 mijë e 383 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 998 vota.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër më 4 mars do të bëjë shpalljen e rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët nga zgjedhjet e 14 shkurtit. /Telegrafi/

156501902 5502413829783701 311588080732592700 n