LAJMI I FUNDIT:

Deri në fund të vitit Toyota do të instalojë mbushës të veturave elektrike në rrjetin e saj të shitjes

Deri në fund të vitit Toyota do të instalojë mbushës të veturave elektrike në rrjetin e saj të shitjes

Toyota Australia ka njoftuar se do të shpërndajë një rrjet të mbushësve  të veturave elektrike në rrjetin e saj kombëtar të 232 shitësve deri në fund të këtij viti – mes lansimit të tre modeleve të reja deri në vitin 2025.

Rrjeti i mbushësve të veturave elektrike të Toyota-s fillimisht do të jetë i limituar në përdorim vetëm për veturat Toyota, por që në vitet në vijim mund të jetë i hapur edhe për markat rivale.

Instalimi i mbushësve të veturave elektrike do të paguhet nga shitësit e licencuar të Toyota – me një kosto të kombinuar e cila vlerësohet të jetë deri në afro 13 milionë euro (20 milionë dollarë australian), raporton Drive, transmeton Telegrafi.


Do të mbetet në duart e shitësve se sa mbushës të veturave elektrike do t’i instalojnë ata në çdo lokacion, dhe se nëse ato pajisje do të vendosen në brendësi apo do të jenë në dispozicion për 24 orë.

Në një prononcim për mediat sot, shefi i shitjeve dhe marketingut në Toyota Australia, Sean Hanley deklaroi: “Vetëm që të jemi të qartë, Toyota është e përkushtuar që t’i sjellim veturat elektrike në Australi – do të jeni mijëra njësi në pak vite, dhe përfundimisht do të sjellim dhjetëra-mijëra njësi e më shumë”.

Ekzekutivi i Toyota bëri të ditur se përderisa u nevojiten 22 vite për ta bërë të zakonshme teknologjinë hibride, ai pret që veturat elektrike të jenë gjerësisht të popullarizuara nga 5 deri në 10 vite. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Shaq i famshëm ka probleme me supermakinat, pavarësisht se vazhdon të blejë ato

Shaq i famshëm ka probleme me supermakinat, pavarësisht se vazhdon të blejë ato

Auto
Nuk është shaka e AliExpress - mund të blini një motor të vërtetë të Volkswagenit

Nuk është shaka e AliExpress - mund të blini një motor të vërtetë të Volkswagenit

Auto
Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen

Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen

Auto
Në Australi janë shitur të gjitha njësitë e versioneve hibride dhe 2.0i-L me benzinë të Subaru XV dhe Impreza

Në Australi janë shitur të gjitha njësitë e versioneve hibride dhe 2.0i-L me benzinë të Subaru XV dhe Impreza

Auto
Hakerët në SHBA vodhën Rolls-Royce Dawn, ia ndërruan adresën kamionin ku duhej ta dorëzonte – kaq mjaftoi të “zhduket”

Hakerët në SHBA vodhën Rolls-Royce Dawn, ia ndërruan adresën kamionin ku duhej ta dorëzonte – kaq mjaftoi të “zhduket”

Auto
Nissan – brendi me rritjen më të madhe në Kosovë në vitin 2018, prezanton ofertën

Nissan – brendi me rritjen më të madhe në Kosovë në vitin 2018, prezanton ofertën "Nr. 1" në vend

Kalo në kategori