Deri në fund të këtij muaji, të gjithë kryetarët e komunave duhet të sigurojnë protokollet e sigurisë për shkollat, kopshtet, sallat sportive dhe të gjitha institucionet kulturore në juridiksionin e tyre dhe t'i ndajmë me Qeverinë, në një mbledhje të përbashkët koordinuese dhe me publikun, njoftoi kryetari i Komunës së Kisella Vodës dhe kryetar i Asociacionit të Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL), Orce Gjorgjievski.

Për kontrollet në objektet që filluan pas tragjedisë së Koçanit, në aspektin e sigurisë, nëse kanë rrjet hidranti, Gjorgjievski tha se disa komuna tashmë janë duke ndërmarrë veprime.


Të gjithë ata që janë konstatuar se kanë rrjet me defekt, por nuk ka pasur një numër të madh të objekteve të tilla, ka pasur disa që nuk kanë respektuar, dhe konkluzioni i BNJVL-së është se në shumicën e rasteve, po e marr parasysh edhe komunën time, është vërtetuar me nënshkrime nga të gjithë ekspertët që kanë marrë pjesë në proces se ka dokumentacion të plotë, aparate të zjarrfikësve dhe hidrantët janë në rregull.

Të gjithë kryetarët e komunave duhet të sigurojnë procesverbale të tilla deri në fund të këtij muaji, për shkollat, çerdhet, sallat sportive dhe të gjitha institucionet kulturore që janë nën juridiksionin e tyre dhe duhet t'i ndajmë me Qeverinë, në mbledhje të përbashkët koordinuese dhe me publikun", sqaroi Gjorgjievski në emisionin "Top Tema"./Telegrafi/