LAJMI I FUNDIT:

Deri në 2015 ndryshon situata energjetike në vend

Të nderuar përfaqësues të Qeverisë,
Të nderuar përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe donatorë dhe përfaqësues të ndërmarrjeve energjetike,
Të nderuar pjesëmarrës,

Ky takim sot ka si objekt prezantimin e punës së bërë në rishikimin e Strategjisë së energjisë dhe diskutimin mes te gjithë aktorëve relevantë për politikat dhe planet strategjike që së bashku do te parashikojmë për të ardhmen e këtij sektori me rëndësi vitale për Kosovën.

Rishikimi i Strategjisë së Energjisë për çdo tri vite është kërkesë ligjore dhe këtë po e bëjmë gjatë muajve të fundit të këtij viti. Rishikimi mbështetet në një analize të arritjeve dhe mos-arritjeve gjate tri viteve te para te zbatimit te saj. Teksti i Strategjisë së rishikuar do të reflektoje situatën aktuale dhe te identifikoje prioritetet dhe sfidat për të ardhmen.


Debati në këtë takim pritet të fokusohet rreth punës së bërë për rishikimin e saj dhe hapave në vazhdim për ta përfunduar me sukses këtë proces të rëndësishëm. Mirëpriten të gjitha kontributet, të cilat do të mund të inkorporohen ne tekstin e Draftit final.

Në këtë fjalë të shkurtër unë do të përqendrohem në disa aspekte që mendoj se janë te rëndësishme dhe duhet te merren parasysh ne rishikimin e Strategjisë se Energjisë për vitet 2005-2015.

Strategjia e rishikuar duhet te jetë e orientuar nga objektivat strategjike që mbështeten në tri shtylla:
• Siguria e furnizimit me energji
• Qëndrueshmëria financiare e Sektorit energjetik
• Integrimi i Sektorit energjetik ne sistemin energjetik rajonal dhe Evropian

Objektivat dhe Sfidat
1. Mendoj se sfidat kryesore lidhen me përmirësimin e sigurisë se furnizimit me energji të konsumatorëve në Kosovë. Kjo sfidë do të tejkalohet duke zbatuar politikat për reforma dhe nxitje te investimeve në sektor.
2. Vëmendje e veçante duhet ti kushtohet vazhdimit të shthurjes së KEK-ut dhe përgatitjes për koncesion/privatizim te shpërndarjes dhe furnizimit. Për këtë Qeveria ka vendosur tashmë në parim dhe ka kërkuar nga KEK qe deri ne fund te Marsit 2009 te beje përgatitjet e duhura. Ky proces nuk është i thjeshte, dhe ne duhet te shikojmë eksperiencat me te mira nga vendet e rajonit dhe me gjere.
3. Politika e Qeverise për te mbështetur një rritje graduale te tarifave, e kombinuar kjo me një program adekuat për mbështetjen e familjeve te cenuara.
4. Përgatitja e Projektit TC Kosova e Re po ecën sipas parashikimeve.
Kapacitetet e reja gjeneruese do te ndertohen ne përputhje me parashikimet e kerkeses per Energji. Si dhe do te trajtohen çështjet mjedisore dhe sociale.
5. Në strategji, një Kapitull i veçantë është paraparë për Komunitetin e Energjisë dhe Integrimet Evropiane.
6. Kujdes i veçantë i është kushtuar Strategjisë për efiqencen dhe burimet e ripërtritshme. Këtu kemi ngecje në zhvillimin ligjor dhe institucional, edhe pse pa fajin tonë. Por ne duhet te vazhdojmë përpjekjet tona në këtë drejtim sepse nuk ka arsye të mbesim pas vendeve tjera te rajonit.
7. Gjithashtu, parashikojmë te integrohemi sa me pare ne BE. Kjo do te kërkojë edhe zbatimin e objektivave te planit te BE-se 20-20-20 për fushën e energjisë, që do të thotë se deri ne vitin 2020 duhet te:
• Reduktohet me 20% emetimi i gazrave që krijojnë efektin ‘serë’,
• Rritjen në 20% të pjesëmarrjes së burimeve të ripërtritshme në konsumin e energjisë, dhe
• Përmirësimin e efiqencës së energjisë me 20%.

Këto objektiva strategjike të BE-së duhet te bëhen edhe objektiva tona të cilat duhet ti planifikojmë për ti realizuar gradualisht.

8. Promovimi i mbrojtjes së mjedisit gjatë aktiviteteve energjetike në pajtim me obligimet e marra në zbatimin e Aki Komunitare për mjedisin.
9. Çështja e lidhjes se Kosovës me rrjetin rajonal te gazit, ‘Unazën e Gazit’ në kuadër të aktiviteteve të Komunitetit të Energjisë, do të zë vend të veçantë në rishikimin e Strategjisë.

Bazuar ne Strategjinë e Rishikuar te Energjisë do te përgatitet edhe Programi i saj i Zbatimit për 2009-2011.

Pas grumbullimit te komenteve, propozimeve dhe sugjerimeve te juaja, Strategjinë e Rishikuar do ta paraqesim ne Qeveri dhe Kuvend. Dhe në fund pas aprovimit, Strategjia e Rishikuar për 2005-2015 se bashku me Programin e saj të Zbatimit për 2009-2011 do te publikohen.

Ju faleminderit për vëmendje!

/Fjala e ministres Justina Shiroka Pula në prezantimin e Draftit të rishikuar të Strategjisë së Energjisë të Kosovës 2005- 2015. Prishtinë 5 dhjetor 2008 /

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti

"Pastrimi" paralajmëron procedimin e borxheve tek përmbaruesit, pagesa e faturave deri më 6 shtator

Ekonomi
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Ekonomi
Kalo në kategori