Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se deri në ora 15:00 dalja në vendvotime ka qenë 32.32 % apo 567 mijë e 934 votues.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se procesi është duke vijuar normalisht dhe nuk është raportuar për ndonjë parregullsi, transmeton Telegrafi.


“Dalja në vendvotime deri në ora 15:00 ka qenë 32.32 % apo 567 mijë e 934 votues”, ka thënë ajo.

149900557 486927928964983 6602206578149323004 n

Daka ka thënë se raportimet për parregullsi në votime janë duke i trajtuar me seriozitet duke bashkëpunuar me Prokurorinë dhe Policinë. /Telegrafi/