I dërguari special i Donald Trump, Steve Witkoff, ndodhet në Rusi.

Siç raportohet, ai viziton Rusinë për një takim me presidentin rus Vladimir Putin, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.


Dyshja thuhet të diskutojnë për Ukrainën, ndërsa thuhet të flasin edhe për një takim të mundshëm midis Trump dhe Putin.

Bëhet e ditur se takimi midis Putin dhe  Witkoff ka filluar në Shën Petersburg.

Detajet janë të pakta, por Kremlini ka paralajmëruar të mos presim shumë prej tij.

Ndryshe, Britania e Madhe dhe Gjermania së fundmi kanë konfirmuar mbështetjen e tyre për Ukrainën. /Telegrafi/