Komuna e Gjilanit ka vendosur ta lë pa vend pune, psikologen Shqipe Kastrati-Haziri, duke mos e lejuar të kthehet në vendin e saj të punës si psikologe e shkollave pranë Drejtorisë Komunale të Arsimit.
Shqipe Kastrati-Haziri për vite ka punuar në institucione arsimore, si psikologe e shkollave pranë Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Gjilanit, së fundi edhe drejtoreshë e Institucionit Parashkollor “Dardania” në këtë komunë, është larguar nga puna në mënyrë tendencioze.
Të njëjtës i është mbyll dera e zyrës ku ajo kishte punuar duke ia pamundësuar që e njëjta të ushtroj punën e saj.
Kastrati-Haziri në një prononcim për Telegrafin ka rrëfyer gjithë rastin që i ka ndodhur.
“Unë jam psikologe me profesion dhe punoj në Drejtorinë e Arsimit në pozitën e psikologut të shkollave nga 2007. Më 2016 kam marr pozitën e ushtrueses së detyrës për një vjet të drejtorit të Drejtorisë, dhe më 2018 kam shkuar në çerdhe që është objekt i ri edhe institucion i ri publik në Gjilan. Është proces që ka qenë publik dhe ka shkuar me konkurs. Në përfundim të mandatit të parë nuk më vazhdohet kontrata dhe kërkoj me u rikthye në Drejtori të Arsimit në pozitën që kam qenë më herët sepse është dispozitë ligjore”, rrëfen Shqipe Kastrati-Haziri.
Ajo më tej shton se kthimi ka qenë parimor i bazuar në dispozitë ligjore.
“Në periudhën janar-shkurt punoj dhe në mars vjen dilema që është dashur apo jo të kthehem në pozitën që kam qenë me arsyetimin se e ki liruar këtë pozitë dhe nuk ke më çfarë kërkon këtu”, tregon Shqipja.
Shqipja ka treguar se ka pasur shumë takime dhe diskutime në nivel të Drejtorisë së Arsimit, në nivel të zyrës së Kryetarit të Komunës për të gjetur një zgjidhje rreth këtij problemi.
“ Unë kam qenë në një prej këtyre takimeve. Unë në çdo takim kam kërkuar vendim për shfuqizimin e kontratës që e kom pas valide si kontratë e karrierës që nuk ka afat si shërbyes civil. Këtë e kam kërkuar në vazhdimësi, duke pritur për të marrë vendim unë kom marrë një email që mos me shku në punë. Unë e kam shpjeguar edhe verbalisht në takim se nuk e pranoj si sugjerim, sepse është e drejta ime për me ardh në punë dhe me pas vendim për shkëputje, jo me fjalë e dëshira”, tha ajo për Telegrafin.
Kastrati-Haziri tregon më tej se ka vazhduar të shkoj në punë, përkundër sugjerimit që ka marrë me email.
“Janë shterur të gjitha mundësitë, përkundër se ka qenë një ambient shumë frustrues e kam përballu çdo ditë, por thjeshtë s’kam dashur të dorëzohem dhe të mposhtem për dëshira, por kam dashur proces dhe vendime. Nuk kom marr vendim por si mesazh pervers më është mbyll dera dhe i është ndërruar cilindri, dhe nuk kamë mundur me hapë zyrën time dhe nuk kam qenë e njoftuar për një veprim të tillë”, shprehet Kastrati-Haziri.
Ajo ka shtuar se që nga momenti që i është mbyll dera dhe ndërruar cilindri, nuk ka vazhduar të shkoj në punë dhe për këtë problematikë i është drejtuar organeve kompetente.
Për këtë rast ka reaguar edhe LDK dega në Gjilan.
“Qeverisja komunale, në mënyrë tendencioze, arbitrare dhe pa fije turpi, lë pa vend pune një profesioniste të arsimit dhe një nënë, duke mos lejuar të kthehet në vendin e saj të punës si psikologe e shkollave pranë Drejtorisë Komunale të Arsimit, e më skandaloze ishte veprimi ku të njëjtës i mbyllet dera e zyrës ku ajo kishte punuar duke ia ndërruar bravën e derës në mënyrë arbitrare, ngjashëm si para tri dekadave në kohën e regjimit serb”, thuhej në reagimin e tyre.
LDK ka shtuar se kjo qasje dhe sjellje arrogante shpërfaqë tendencën e hakmarrjes politike ndaj kuadrove të LDK-së.
“Ne besojmë në drejtësi dhe shpresojmë se organet kompetente do ta zgjidhin drejtësisht rastin”, thuhej në reagimin e LDK-së.
Telegrafi për dy javë rresht ka pritur të marrë një përgjigje nga ana e Drejtoreshës së Arsimit, Albana Demiri por e njëjta nuk iu është përgjigjur as telefonatave tona e as email-it që i kemi dërguar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri