Një ngjarje ka shokuar opinionin në Rusi. Bëhet fjalë për familjen e polices Jevgenia nga qyteti Novograd i Rusisë.

Bashkëshorti i Jevgenisë ka vrarë djalin e tyre 4-vjeçar Artjom, që ta “nxjerrë gruan nga telashet”, transmeton Telegrafi.


Fqinjët thonë se kjo familje e vogël bënte një jetë të qetë. Ajo çfarë u binte më shumë në sy janë oraret e gjata që Jevgenisë e cila punon si police. Por, presioni ishte rritur mbi të që kur ishte bërë me eprorë të ri.

2 63

Dhe për shkak të natyrës së punës dhe orarit të gjatë, bashkëshorti kishte filluar ta xhelozoj dhe t’i bëjë probleme. Kështu ndodhi edhe në natën e kobshme, kur ajo shkoi në punë në ndërrimin e natës.

Rreth orëve të para të mëngjesit ajo pranoi një mesazh të çuditshëm nga burri: “Kemi shkuar të vdesim”. E frikësuar se çfarë mund t’i ketë ndodhur familjes, ajo kërkoi të shkojë në shtëpi, por eprorët e rinj nuk e lejuan.

Dhe pak minuta para se ta përfundonte orarin e punës, ajo pranoi një mesazh të ri: “Të kam shpëtuar nga problemet e panevojshme”.

3 52

Dhe kur ajo arriti në shtëpi, filloi të rrëqethej nga heshtja që mbizotëronte brenda shtëpisë. Menjëherë filloi ta kërkoi të birin, por kur shkoi të garazhi e gjeti të shtrirë në tokë pa shenja jete.

Sipas medieve ruse, babai e kishte marrë vogëlushin nga çerdhja, dhe më pas e kishte dërguar në shtëpi ku edhe e mbyti. /Telegrafi/