Një vdekje e dyshimtë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Mitrovicë.
Policia njofton se një person është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.
“Mitrovicë 11.07.2022-19:40.Raportohet se viktima mashkull kosovar është sjellë pa shenja jete në spitalin rajonal të Mitrovicës, ku vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Telegrafi/