Site icon Telegrafi

Polici Derek Chauvin u shpall fajtor për vdekjen e George Floyd

Ish oficeri i policisë së Minneapolis, Derek Chauvin është dënuar për të gjitha akuzat nga një juri në gjykatën e qarkut Hennepin.

Juria e gjykatës në Mineapolis, e përbërë prej 12 anëtarësh, e shpalli fajtor në të tria akuzat që e ngarkonin: vrasje e shkallës së dytë, vrasje e shkallës së tretë dhe vrasje pa paramendim në rastin e afrikano-amerikanit, George Floyd.

Dënimi maksimal për vrasje të paqartë të shkallës së dytë është burgimi jo më shumë se 40 vjet. Dënimi maksimal për vrasje të shkallës së tretë është burgimi jo më shumë se 25 vjet, raporton cnn.

Lexo po ashtu Zbulohet se çfarë kishte të shkruar në dorën e tij polici Derek Chauvin, në gjyqin në të cilin u shpall fajtor

Dënimi maksimal për vrasje të shkallës së dytë është 10 vjet ose 20 mijë dollarë.

Chauvin, 45 vjeç, është filmuar duke shtypur Floydin me gju në qafë, për më shumë se nëntë minuta. Floyd më pas ka vdekur, ndërsa rasti i tij ka shkaktuar protesta kundër racizmit në të gjithë SHBA-në. /Telegrafi/

Exit mobile version