Mbyllet ndeshja, Inter 1-0 Juventus: Gjithçka çfarë ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes

- 04/02/2024 23:38-“Sommer ishte pushim sonte, Szczesny e mbajti ndeshjen e hapur” – Inzaghi i entuziazmuar pas fitores ndaj Juventusit
- 04/02/2024 23:29-Allegri tregon se a e meriton Interi vendin e parë në renditje
- 04/02/2024 23:28-Notat e lojtarëve, Inter 1-0 Juventus: Benjamin Pavard më i miri në fushë
- 04/02/2024 22:43-Përfundon 'Derby d'Italia'
- 04/02/2024 22:20
- 04/02/2024 22:19
- 04/02/2024 22:03
- 04/02/2024 21:51-Nis pjesa e dytë
- 04/02/2024 21:33-Mbyllet pjesa e parë
- 04/02/2024 21:24-Goool
- 04/02/2024 20:47-1' Nis ndeshja
- 04/02/2024 19:43-Formacionet zyrtare në Derby d’Italia
- 04/02/2024 19:31-Tifozët e Interit me fishekzjarrë i përcjellin lojtarët
- 04/02/2024 12:00-Inter – Juventus: Analizë, parashikim dhe formacionet e mundshme të Derby d’italia
- 04/02/2024 09:40-Juventus udhëton me të gjitha forcat në “San Siro”, Allegri fton edhe blerjet e reja
- 03/02/2024 20:33-Ndeshja e parë: Juventus 1-1 Inter
- 03/02/2024 19:40-Allegri: Ndeshja me Interin nuk është vendimtare në luftën për titull
- 03/02/2024 19:38-Inzaghi: Derby d’Italia është shumë i rëndësishëm, por jo vendimtar
- 03/02/2024 19:36-Ecuria në pesë ndeshjet e fundit të Interit dhe Juventusit
- 03/02/2024 19:20-Simone Inzaghi vs Max Alegri: 18 ndeshje të zhvilluara mes tyre
- 03/02/2024 19:16-Formacionet e mundshme, Inter - Juventus
- 03/02/2024 19:10-Pozitat në renditje, pikët, fitoret dhe humbjet
Interi ka shënuar fitore ndaj Juventusit me rezultat 1-0 në derbin e javës së 23-të të Serie A.
04/02/2024 23:38-“Sommer ishte pushim sonte, Szczesny e mbajti ndeshjen e hapur” – Inzaghi i entuziazmuar pas fitores ndaj Juventusit
Simone Inzaghi ka thënë se Interi dominoi Juventusin dhe vetëm pritjet e 'të jashtëzakonshme' të Wojciech Szczęsny e mbajtën rezultatin e hapur, ndërsa shtoi se është një hap rrugë e gjatë drejt Scudettos.
U desh një autogol nga Federico Gattit, që ndeshja të vendosej.
“Ne morëm një fitore, një fitore të rëndësishme dhe plotësisht të merituar që e donim me të gjithë skuadrën”.
04/02/2024 23:29-Allegri tregon se a e meriton Interi vendin e parë në renditje
Trajneri i Juventusit, Max Allegri ka folur pas ndeshjes derbi me Interin ku skuadra e tij doli e mposhtur me rezultat 1-0.
Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga Federico Gatti, që dërgoi një top drejt portës së tij.
Allegri ka thënë se Interi e meritoi fitoren, ndërsa shtoi se synimi i Juventusit është të futet në top katër këtë vit.
04/02/2024 23:28-Notat e lojtarëve, Inter 1-0 Juventus: Benjamin Pavard më i miri në fushë
Interi ka shënuar fitore ndaj Juventusit me rezultat 1-0 në derbin e javës së 23-të të Serie A.
Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënuan nga Federico Gatti në portën e tij, që doli të jetë vendimtar për derbin e madh italian.
Lojtari më i vlerësuar në fushë ishte Benjamin Pavard i Interit që u vlerësua me notën 8.2.
04/02/2024 22:43-Përfundon 'Derby d'Italia'
Mbyllet ndeshja
04/02/2024 22:20
69' Barella gjuan bukur, por portieri i Juventusit ishte në vend.
04/02/2024 22:19
67' Gatti gjuan, por nuk është i saktë.
04/02/2024 22:03
57' Hakan Calhanoglu gjuan bukur, por topi u ndal nga shtylla.
04/02/2024 21:51-Nis pjesa e dytë
04/02/2024 21:33-Mbyllet pjesa e parë
04/02/2024 21:24-Goool
37' Zhbllokohet ndeshja. Ferderico Gatti ka shënuar autogol.
https://twitter.com/centregoals/status/1754239486328988088
04/02/2024 20:47-1' Nis ndeshja
04/02/2024 19:43-Formacionet zyrtare në Derby d’Italia
Interi pret Juventusin në kuadër të javës së 23-të të Serie A në atë që njihet si ‘Derby d’italia’.
Interi ka zhvilluar 21 ndeshje, ndërsa Juventusi ka zhvilluar 22 deri më tani në këtë sezon të Serie A.
Vendasit janë në vendin e parë në renditje me 54 pikë, ndërsa mysafirët në vendin e dytë me 53 pikë.
Inter: Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Darian, Barella, Çalhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro Martínez.
Juventus: Szczesny; Gatti, Bremer, Danilo; Cambiaso, McKennie, Locatelli, Rabiot, Kostic; Yildiz, Vlahovic.
04/02/2024 12:00-Inter – Juventus: Analizë, parashikim dhe formacionet e mundshme të Derby d’italia
Inter dhe Juventus do të përballen në kuadër të xhiros së 23-të në Derby d’Italia në Giuseppe Meazza me fillim nga ora 20:45.
Gara për titullin në Serie A këtë edicion është shumë e nxehtë dhe diferenca aktualisht është vetëm një pikë me Interin në krye me 54 sosh, por që Neroazzurët kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Fitorja vlen shumë në këtë derbi, jo vetëm për tre pikët, por edhe për moralin e njërës apo tjetrës skuadër për vazhdimësi të kampionatit.
04/02/2024 09:40-Juventus udhëton me të gjitha forcat në “San Siro”, Allegri fton edhe blerjet e reja
Massimilano Allegri ka ftuar të gjithë ekipin e Juventusit për duelin ndaj Interit në “San Siro”, duke përfshirë edhe blerjet e reja si Carlos Alcaraz dhe Tiago Djalo, teksa mungesat e vetme janë Arek Milik dhe Moise Kean.
Ashtu siç e konfirmoi në konferencën për shtyp, Allegri do të ketë në dispozicion përsëri dyshen Federico Chiesa dhe Adrien Rabiot pas problemeve që kishin me lëndime, por mbetet të shihet nëse do ta nisin nga minuta e parë.
Milik u suspendua pas kartonit të kuq në barazimin 1-1 ndaj Empolit, ndërsa Kean është jashtë fushavë për shkak të një lëndimi i cili bëri që ai të dështojë në testet mjekësore me Atletico Madridin.
03/02/2024 20:33-Ndeshja e parë: Juventus 1-1 Inter
Juventusi dhe Interi u përballën në "Allianz Stadium" më 26 nëntor të vitit të shkuar, ku përballja u mbyll 1-1.
Golit të Dusan Vlahovic në minutën e 26-të iu përgjigj Lautaro Martinez pas gjashtë minutash.
03/02/2024 19:40-Allegri: Ndeshja me Interin nuk është vendimtare në luftën për titull
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri nuk beson se Derby d’Italia është një ‘pikë kthese vendimtare’ në garën për titull me Interin, por pranoi se është ‘një mbrëmje e rëndësishme’ për të dy klubet.
Kur Interi dhe Juventusi u takuan në Derbin d’Italian e parë të sezonit në nëntor, ata u detyruan të ndanin nga një pikë pasi goli i Dusan Vlahovic u zhvlerësua nga Lautaro Martinez në Allianz Stadium.
Duke folur në një konferencë për shtyp, Allegri diskutoi fillimisht skuadrën e tij të planifikuar të Juventusit për derbin.
03/02/2024 19:38-Inzaghi: Derby d’Italia është shumë i rëndësishëm, por jo vendimtar
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, nënvizoi se si skuadra e tij ‘ka respekt’ për rivalët e Juventusit përpara ndeshjes së tyre në Derby d’Italia, të cilën ai pret të jetë shumë e balancuar.
Nerazzurrët kanë ruajtur momentin pas fitores së tyre në Superkupën e Italisë ndaj Napolit muajin e kaluar, duke marrë një fitore 1-0 ndaj Fiorentinës për t’u rikthyer në krye të tabelës së ligës. Skuadra e Inzaghit tani është një pikë larg Zonjës së Vjetër, duke pasur edhe një ndeshje më pak.
Interi dhe Juventusi ndanë nga një pikë në Derby d’Italian e parë të sezonit në nëntor dhe një tjetër përplasje e tensionuar pritet në Stadio Giuseppe Meazza të dielën në mbrëmje në orën 20:45.
03/02/2024 19:36-Ecuria në pesë ndeshjet e fundit të Interit dhe Juventusit
Në pesë ndeshjet e fundit, Interi ka marr 4 fitore dhe 1 barazim, duke tubuar 13 pikë, apo 2.6 pikë për ndeshje, ku skuadra për paraqitjen nga SofaScore u vlerësua me notën 7.05.
Në anën tjetër edhe Juventusi ka 4 fitore dhe 1 barazim, duke marr 13 pikë, apo 2.6 pikë për ndeshje. Zonja e Vjetër nga SofaScore u vlerësuan me notën 7.24.
03/02/2024 19:20-Simone Inzaghi vs Max Alegri: 18 ndeshje të zhvilluara mes tyre
Trajneri i Interi, Simone Inzaghi dhe ai i Juventusit, Max Allegri, janë përballur 18 herë mes vete deri më tani.
Allegri ka statistika më të mira, pasi ka marr 9 fitore, 3 barazime dhe 6 humbje.
Skuadrat e drejtuara nga Inzaghi, Lazio dhe Interi kanë shënuar 17 gola ndaj atyre të Allegrit.
Sa i përket Allegrit, Juventusi ka shënuar 25 gola ndaj Lazios dhe Interit të drejtuar nga Inzaghi.
03/02/2024 19:16-Formacionet e mundshme, Inter - Juventus
Simone Inzaghi dhe Max Allegri nuk e kanë situatën e njëjtë sa i i përket mungesave të lojtarëve.
Inerit i mungon vetëm Juan Cadrado shkaku i dëmtimit, ndërsa te Juventusi mungojnë Mattia de Sciglio, Moise Kean shkaku i dëmtimeve, ndërsa të pezulluar janë Arek Milik, Nicolo Fagioli dhe Paul Pogba.
Inzaghi pritet të startojë me Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram në sulm, ndërsa Allegri pritet t’i besojë Kenan Yildizit dhe Dusan Vlahovic, edhe pse Federico Chiesa është gati.
03/02/2024 19:10-Pozitat në renditje, pikët, fitoret dhe humbjet
Interi ka zhvilluar 21 ndeshje, ndërsa Juventusi ka zhvilluar 22 deri më tani në këtë sezon të Serie A.
Vendasit janë në vendin e parë në renditje me 54 pikë, ndërsa mysafirët në vendin e dytë me 53 pikë.
Interi ka sulmin dhe mbrojtjen më të mirë, ndërsa ndeshja pa gola të pësuar kanë, Zikaltërit plotë 13, ndërsa Bardhezinjtë plotë 12.
Sipas vlerësimeve të SofaScore, Interi ka notën e përgjithshme 7.13, ndërsa Juventusi 7.10.



















































