23/12/2023 20:40-Notat e lojtarëve, Liverpool 1-1 Arsenal: Odegaard më i miri në fushë

Liverpool dhe Arsenal janë ndarë në paqe në “Anfield”, teksa kanë luajtur baras me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit anglez.

Gabriel Magalhaes shënoi për t’i dhënë avantazhin e hershëm mysafirëve prej 1-0, ndërsa Mohamed Salah shënoi për të barazuar shifrat në 1-1.

Pas kësaj ndeshje, Arsenal ruan pozitën si lider në tabelë me 40 pikë të grumbulluara, por duke u ndjekur pas nga Liverpooli në vendin e dytë që ka 39 sosh.

Lexo lajmin e plotë...

23/12/2023 20:27-Mbyllet ndeshja

23/12/2023 20:22

90' Do të kemi 5 minuta lojë shtesë.

23/12/2023 20:13

81' Lojtarët e Arsenalit kërkuan penallti pasi Haverzt u pengua në zonë nga Arnold, por gjyqtari nuk mendoi se ishte ndërhyrje për 11 metra.

23/12/2023 20:04

72' Alexandre Arnold merr një pasim të bukur nga Salah dhe gjuan, por transversalja e ndan nga goli.

23/12/2023 19:45

53' Liverpooli e ka filluar shumë më mirë pjesën e dytë. Rrezikon me Gomez, por gjuajtja e tij shkon ngjitur me shtyllën.

23/12/2023 19:37-Nis pjesa e dytë

23/12/2023 19:19-Mbyllet pjesa e parë

23/12/2023 19:00

29' GOOOOL! Mohamed Salah kësaj radhe nuk gabon. Gjuan fuqishëm dhe shënon për 1-1.  

https://twitter.com/idextratime/status/1738620653555851364

23/12/2023 18:44

13' Salah nga një pozitë ideale gjuan jashtë porte.

23/12/2023 18:35

4' GOOOOL! Arsenali kalon në epërsi me golin e Gabriel me kokë. Pasi rishikohet në VAR, goli nuk u anulua për pozitë jashtë loje, pasi braziliani ishte në pozitë të rregullt.

https://twitter.com/Fetsport/status/1738614263701184863

23/12/2023 18:31

1' Fillon ndeshja. Arsenali i afrohet golit në rastin e parë.

23/12/2023 17:37-Formacionet zyrtare, Liverpool – Arsenal: Përballje e zjarrtë në “Anfield” për kreun e tabelës

Liverpool dhe Arsenal do të takohen sot (e shtunë) me fillim nga ora 18:30 në “Anfield”, ndeshje kjo e cila do të luhet në kuadër të javës së 18-të në Ligën Premier.

Në pesë ndeshjet e fundit Liverpool ka tri fitore dhe dy barazime, ndërsa Arsenal ka katër fitore dhe një humbje.

Momentalisht Arsenali është lider i tabelës me 39 pikë ndërsa Liverpooli gjendet në pozitën e tretë me vetëm një pikë më pak.

Lexo lajmin e plotë...

23/12/2023 15:05-Një aksion model i Arsenalit

Arsenali i Arsene Wengerit ishte njëra nga skuadrat më të mira në botë.

Këtë e tregon edhe ky gol ndaj Liverpoolit, i shënuar nga Freddy Ljungberg, pas asistimit të Robert Pires.

23/12/2023 14:34-23 vjet nga supergoli i Gerrard ndaj Arsenalit

Steven Gerrard kishte shënuar një supergol ndaj Arsenalit, sikurse sot para 23 vitesh.

23/12/2023 13:50-Gjyqtarët e ndeshjes Liverpool-Arsenal

Gjyqtarit Chris Kavanagh i është besuar kjo përballje si gjyqtar kryesor.

Gjyqtar kryesor: Chris Kavanagh
Gjyqtarët anësor: Simon Bennett, Dan Robathan
Gjyqtar i katërt: Craig Pawson
Gjyqtar në VAR: David Coote
Asisten në VAR: Lee Betts

Kavanagh

23/12/2023 13:20-Trossard tregon se si duhet Arsenali ta mposht Liverpoolin

Leandro Trossard u ka thënë bashkëlojtarëve të tij në Arsenal se duhet të besojnë në veten e tyre për të fituar ndaj Liverpoolit.

“Mendoj se jemi në një moment të mirë tani. Ne patëm një lojë vërtet të mirë kundër Brighton. Ne kemi rifilluar momentin dhe kemi një skuadër kaq të mirë”.

“Nëse të gjithë janë në maksimumin e tyre, ne mund t'i mposhtim ata atje”.

“Natyrisht, ka shumë faktorë që mund të vendosin një lojë - por ne duhet të besojmë në veten tonë se mund të fitojmë atje. Shpresojmë se ne mund ta bëjmë këtë”, ka thënë Trossard.

23/12/2023 12:56-Arteta: Duhet të jemi dominues ndaj Liverpoolit

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka thënë se ekipi i tij duhet të jetë dominues për ta mposhtur Liverpoolin në ndeshjen e sotme.

“Nëse doni të jeni në krye, duhet të shkoni në ato vende dhe të jeni dominues. Kjo është ajo që ne do të përpiqemi të bëjmë”, ka thënë fillimisht Arteta.

“Duhet të luash më mirë se ata. Ju do të heshtni turmën nëse jeni dominues dhe më i mirë se ata, ashtu si në çdo fushë tjetër. Nuk ka asnjë ndryshim”.

“Ne do të duhet të vuajmë. Në çdo ndeshje duhet të vuani dhe t’i kaloni këto momente së bashku. Mënyra se si i kapërceni ato momente është një gjë e madhe”, përfundoi trajneri i Arsenalit.

23/12/2023 11:12-Formacioni i kombinuar me lojtarët e Liverpoolit dhe Arsenalit

Liverpooli takohet me Arsenalin në një ndeshje të madhe në Ligën Premier sot (e shtunë), teksa dy vendet e para të tabelës përplasen në Anfield.

Fituesit do t’i garantohet vendi i parë për festimet e Krishtlindjeve, me të dyja skuadrat që kanë nisur fuqishëm edicionin për të kaluar në luftën për titull.

Përpara përballjes së tyre që duhet parë, faqja sportive OneFootball ka zgjedhur 11-shen më të mirë të kombinuar nga dy skuadrat, ku Arsenali ka më shumë lojtarë në formacion.

Lajmi i plotë

23/12/2023 10:51-Liverpooli ka rekord pozitiv ndaj Arsenalit në ndeshjet e ndërsjella

Liverpooli e pret sot (e shtunë) Arsenali në ndeshjen që do të zhvillohet në Anfield nga ora 18:30.

Reds kanë rekord më të mirë sesa Topçinjtë në ndeshjet mes vete.

Ata kanë fituar 94 herë, kanë barazuar 63 herë dhe humbur 82 herë.

22/12/2023 22:26-Alexander-Arnold e pranon se Arsenali është më i mirë këtë sezon për një arsye – nuk ka të bëjë më blerjet

Trent Alexander-Arnold thotë se përvoja e Arsenalit pas humbjes së titullit të Ligës Premier sezonin e kaluar ndaj Man City e ka bërë skuadrën më të qëndrueshme këtë sezon.

Liverpooli dhe Arsenali do të takohen të shtunën në derbin që vendos për vendin e parë në Ligën Premier.

“Ata janë një ekip i ri, emocionues, të cilit vitin e kaluar ndoshta i mungonte përvoja për të fituar, më shumë se çdo gjë”.

Lexo lajmin e plotë...

arsenal 1 1

22/12/2023 16:13-Klopp kërkon ndihmën e tifozëve për ndeshjen ndaj Arsenalit

Mes të gjitha bisedave për Superligën Evropiane, tifozët e Ligës Premier do ta lënë mënjanë atë, për të pritur me padurim duelin e dy ekipeve të para në renditje, Liverpool dhe Arsenal, që do të takohen nesër (e shtunë) në “Anfield”.

“Topçinjtë” e Mikel Artetas kryesojnë tabelën me 39 pikë, një më shumë se “Të Kuqtë” e Jurgen Klopp, teksa kanë vazhduar përgatitjet për udhëtimin në “Anfield” në atë që premton të jetë një spektakël.

Liverpooli do të synojë rikthimin tek fitoret në ligë pas barazimit xhiron e kaluar me rezultat 0-0 ndaj Manchester United dhe do të kërkojnë të vazhdojnë me paraqitje të tilla si në fitoren e thellë 5-1 ndaj West Hamit në mesajvë, në kuadër të kupës EFL.

Lexo lajmin e plotë...

22/12/2023 12:42-“Ai mund t’i shkaktojë shumë probleme Liverpoolit” – ish-lojtari i Arsenalit tregon rrezikun më të madh për Jurgen Klopp

Ish futbollisti i Arsenalit, Mikael Silvestre beson se Kai Havertz do të jetë kërcënimi kryesor i Topçinjve kundër Liverpool të shtunën.

Gjermani është në një formë të lartë në ndeshjet e fundit dhe duket se e ka gjetur vetën shumë mirë.

22/12/2023 11:59-Van Dijk flet për përballjen me Arsenalin

Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk ka treguar se mezi pret përballjen me Arsenalin në Ligën Premier këtë fundjavë.

Të dy skuadrat po luftojnë për titullin e Ligës Premier kundër kampionit në fuqir, Manchester Cityt dhe befasisë së sezonit, Aston Villas.

Van Dijk e di se boshllëqet janë shumë të vogla që ndeshja e së shtunës në mbrëmje të jetë vendimtare, por beson se një rezultat pozitiv do të rritte motivin te ekipi i tij.

Lexo lajmin e plotë...

van djik jesus

22/12/2023 11:58-Formacionet e mundshme, Liverpool - Arsenal

Kështu mund të rreshtohen Liverpooli dhe Arsenali në ndeshjen e së shtunës.

Jurgen Klopp dhe Mikel Arteta kanë mungesa, por do të tentojnë të marrin maksimumin.

22/12/2023 11:54-Parashikim i ndeshjes dhe rezultatit

Fillimi i përsosur i sezonit të Liverpoolit në shtëpi u ndërpre nga Manchester United fundjavën e kaluar, pasi Djajtë e Kuq mbajtën nikoqirët në një barazim pa gola.

Skuadra e Jurgen Klopp u përgjigj me një fitore 5-1 ndaj West Ham në Carabao Cup të mërkurën, megjithatë.

Arsenali u rikthye në rrugën e duhur në Ligën Premier me fitoren 2-0 në shtëpi ndaj Brighton herën e fundit, për të rimarrë vendin e parë. Topçinjtë, megjithatë, janë vetëm një pikë përpara Liverpoolit dhe shkojnë në Anfield.

Skuadra e Mikel Artetas kaloi në epërsi 2-0 pas 28 minutash kur ata vizituan Anfield sezonin e kaluar, por në fund lanë tre pikët, pasi Liverpool luftoi për të marr një barazim 2-2.

Një rezultat i ngjashëm mund të jetë edhe këtë herë.

Parashikimi: Liverpool 2-2 Arsenal

22/12/2023 11:51-Lajme rreth ekipeve, kush mungon dhe kush është gati?

Nuk është se të dy ekipet nuk kanë probleme të mëdha me dëmtimet, sidomos të disa nga lojtarët kyç.


liverpool telegrafi

Liverpool mbetet pa lojtarë si Thiago Alcantara, Andy Robertson dhe Diogo Jota, ndërsa mbrojtësi Joel Matip është përjashtuar për pjesën tjetër të sezonit.

Alexis Mac Allister mbetet jashtë fushës pas një problemi në gju.

Curtis Jones mund të startojë, pas paraqitjes së tij të spikatur kundër Ëest Ham në Carabao Cup.


arsenal

Mikel Arteta mbetet pa Jurrien Timber dhe Thomas Partey, ndërsa Takehiro Tomiyasu tani duket i gatshëm.

Jorginho është në dyshim, pasi pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës.

Mikel Arteta mund të luajë me formacionin e njëjtë si ndaj Brighton fundjavën e kaluar.


22/12/2023 11:36-Disa fakte rreth përballjeve, Liverpool - Arsenal

-Liverpooli ka një rekord të mirë historik kundër Arsenalit, pasi ka fituar 94 nga 239 ndeshjet e luajtura mes dy skuadrave, në krahasim me 82 fitoret e londinezëve.

-Liverpooli kur luan ka mbi 2.5 gola në 11 nga 13 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Arsenalit në të gjitha garat.

-Reds ka shënuar të paktën 2 gola në 11 nga 13 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Topçinjve në të gjitha garat.

-Liverpool është i pamposhtur në 13 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Arsenalit në të gjitha garat.

- Arsenali dhe Liverpooli kanë mbrojtjet më të mira në Ligën Premier deri më tani me nga 15 gola të pranuar.

01hjcghg4n359abh