LAJMI I FUNDIT:

Deralla: Kërcënimet nëpër rrjetet sociale janë të inkurajuara nga pushteti!

Deralla: Kërcënimet nëpër rrjetet sociale janë të inkurajuara nga pushteti!

Para protestave të Revolucionit të Larmë kundër eurobondit të ri prej 650 milionë euro, kur forcat speciale policore me dhunë tentuan ta pamundësojnë qasjen e demonstruesve deri te Ministria për Financa, një nga përfaqësuesit e MPB, shkruan status në Facebook në profilin e tij: “Unë rrihja në mënyrë gjakësore, më mbaj mend mirë, mos më harroni, përsëri do të ju rrahi, për mbrojtjen e atdheut, jemi të gatshëm t’iu shkelim edhe me tanke”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i CIVIL- Qendrës për liri Xhabir Deralla, nga disa media ishte i pyetur për qëndrimin e tij në lidhje me kërcënime të këtij lloji.

“Deklarata të këtij lloji nëpër rrjetet, nëse vërtetohet se bëhet fjalë për Facebook postim autentik, në fakt, janë tregues të gjendjeve dhe sjelljes së pushtetit ndaj qytetareve dhe qytetarëve për sigurinë e të cilëve ky njeri është betuar se do të kujdeset dhe i cili merr rrogë nga të njëjtit ata qytetare dhe qytetarë. Përveç se kërcënohet dhe e shkel ligjin, me vetë kërcënimin për dhunë, ai pranon se veç më ka kryer vepër penale. Mirëpo, kjo, sipas meje, është sjellje e inkurajuar pikërisht nga pushteti. Lideri i partisë qeverisëse, vite me radhë mban fjalime me kërcënime dhe urrejtje, dhe me këtë, drejtpërdrejtë nxit dhunë dhe sjellje të dhunshme”, deklaroi Deralla.


Paraprakisht, me kumtesë, CIVIL gjykoi përdorimin e dhunës nga forcat speciale të MPB. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori