LAJMI I FUNDIT:

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë: Nuk ka kumtesë zyrtare që presidenti Milanoviç ka dhënë garanci për ish-themeluesit e UÇK-së

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë: Nuk ka kumtesë zyrtare që presidenti Milanoviç ka dhënë garanci për ish-themeluesit e UÇK-së

Deputetja shqiptare në parlamentin e  Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj ka thënë se nuk ka asgjë zyrtare në lidhje me ato që janë raportuar se Presidenti i Kroacisë  ka dalë garantues për ish-themeluesit e UÇK-së.

“Kam shtruar pyetje zyrtare në Presidencën e Kroacisë dhe më është thënë se për momentin nuk ka ndonjë kumtesë zyrtare se Kroacia garanton për mbrojtjen në liri të liderëve ish-liderëve ushtarak të Kosovës”, tha Përlaskaj në RTV Dukagjini.

Përlaskaj thotë se në këtë periudhë nuk ka ndonjë plan Presidenti i Kroacisë për të vizituar Kosovën.


“Nuk e di nëse ka pasur edhe ndonjë ftesë nga Presidenca e Kosovës për ndonjë vizitë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputetja e Parlamentit kroat megjithatë thotë se personalisht ka në plan të vizitojë Kosovën.

“Besoj se të enjten do të jem për vizitë në Kosovë”, deklaroi deputetja e cila thotë se nuk ka informata nëse garancia për ish-ushtarët e UÇK-së do të jetë temë e agjendës së saj në Kosovë.

Hisen Berisha, ish-gjeneral i UÇK-së në Koshare dhe ish-kandidati për deputet nga radhët e PDK-së ka deklaruar se Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq është ofruar të jetë garant në Gjykatën Speciale për ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin për mbrojtjen e  tyre në liri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori