Site icon Telegrafi

Deputetja gjermane e ekstremit të djathtë Zhaklin Nastiq në protestë me flamurin e ish-Jugosllavisë

Flamuri i ish-Jugosllavisë është parë të valonte në një protestë gjatë javës së kaluar në Gjermani, për çka ka reaguar eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu.

Në një postim në Facebook, Musliu është shprehur se lidhjet e ekstremit të djathtë të evropianëve me serbët dhe rusët vazhdimisht kanë qenë të pranishme.

“Deputetja propagandiste gjermane Zaklin Nastic, gjatë javës së kaluar në Gjermani, organizoi një protestë ku në mes të flamujve u gjet edhe flamuri i ish-Federatës se Jugosllavisë! Nastic është një gënjeshtare e madhe dhe ‘filmi iu ka ndalur’ në vitin 1990”, ka shkruar Musliu.

Ai ka kujtuar se gjërat kanë ndryshuar dhe nga ish-Jugosllavia sot janë më shumë se 7 flamuj shtetërorë.

“Willkommen im neuen Zeitalter, Zaklin!”, ka përfunduar ai. /KP/

Exit mobile version