Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti, e ka frustruar sot gjatë negociatave presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
Sipas saj, këtë e dëshmoi edhe paraqitja e Vuçiqit sot pas dialogut, meqë Kryeziu pohon në Rubikon se të tillë nuk e kanë parë ndonjëherë pas ndonjë takimi të zhvilluar me përfaqësuesit paraprak kosovarë.
”Kemi parë një kryeministër që qysh prej fillimit ka pasur ide të qarta karshi qasjes së tij në dialog, e të cilat ide i ka përcjellur sot edhe në Bruksel. Edhe vet deklarata e Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq tregon më së miri atë që ka ndodhur aty brenda. Sepse nuk është që kemi parë ndonjëherë një frustrim të tillë të presidentit të Serbisë në deklaratat e tij pas dialogut”, tha ajo për Klan Kosova.
”Është hera e parë që kemi një politikan që është jashtëzakonisht i vendosur në atë që po kërkon të futet në kuadër të agjendës së dialogut që do të ndodhë në të ardhmen. Ka shumë çështje që do jenë të rëndësisë së veçantë, por dhe do kërkojnë trajtim të veçantë. Propozimet e nxjerra nga kryeministri Kurti, tregojnë që kjo qeveri ka qasje krejt ndryshe karshi çështjes së dialogut”.
”Do të jetë çështja e CEFTA-s, që Kosova ka kërkuar të kalojë në SEFTA. Ne konsiderojmë që bashkëpunimi mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, është jashtëzakonisht i rëndësishëm në rrugën tonë drejt integrimit europian”.
Kryeziu mes tjerash ka bërë të ditur se për çështjen e dialogut, do të ketë platformë në Kuvend.
”Do të ketë transparencë. Do të ketë platformë, që do të prezantohet në Kuvend, do të ketë debat pikërisht për ato që i shohim. Sepse ne i kemi prezantuar parimet tona. Sot ka qenë vetëm takim i parë, dhe në këtë takim sikur sot, nuk mund të ketë më shumë se kaq. Edhe këto katër propozimet mund të jenë pjesë e platformës”.
Deputetja e Vetëvendosjes Arbëreshë Kryeziu gjithashtu komentoi edhe takimet tjera të radhës mes palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel.
Madje sipas saj, primare e këtyre takimeve do të jetë vetëm njohja e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë.
”E kemi parë kryeministrin Kurti që e ka përmend se njohja duhet të jetë gjëja e parë që duhet të ndodhë mes të dyja vendeve. Fakti që sot në Bruksel nuk është fokusuar krejt diskutimi vetëm tek njohja, por kanë ardh në shprehje edhe disa propozime të tjera, nuk do të thotë që kjo është një dështim i plotë siç e ka quajtur Ramush Haradinaj”.
”Nuk do të ketë vazhdim të bisedimeve pa ardhë njohja fillimisht, sepse nuk ka çfarë të diskutohet kur nuk ka njohje reciproke mes të dyja vendeve”, tha ajo.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi