Deputetja e LDK-së: Preferojmë qeveri kalimtare, me kryeministër Lumir Abdixhikun

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, para nisjes së seancës konstituive tha se Lëvizjes Vetëvendosje i takon të prezantoj kandidatin për kryetar të Kuvendit, por ajo shtoi se kjo krizë ka shpërfaqë paaftësinë e partisë fituese për ta siguruar shumicën dhe nuk ka lënë hapësirë për partneritet.
Ajo theksoi se qytetarët po përballen me vështirësi për shkak të shtrenjtimit të energjisë elektrike dhe produkteve tjera.
Tutje, deputetja e LDK-së foli për propozimin e partisë së saj për qeveri kalimtare, ndërsa foli edhe për kandidatin për kryeministër në rast të formimit të një qeverie të tillë.
“Ne e preferojmë Lumir Abdixhikun pasi kemi garuar me program të qartë...”, tha ajo. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































