Deputeti shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë: Shqiptarët kanë vendosur “pro” referendumit, problem arritja e censusit (Video)
Deputeti i BDI-së në Kuvendin e Maqedonisë, Rexhail Ismaili ka thënë se në bazë të analizave të brendshme pjesëmarrja në referendum do të jetë masovike.
Ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se shqiptarët tashmë janë deklaruar, dhe nuk ka asnjë dilemë se ata do të dalin masovikisht në referendum.
“Shqiptarët janë të deklaruar, nuk kanë asnjë dilemë, nuk ka asnjë individë shqiptar që ka dalë kundër referendumit. Shpresoj se do të këtë masivitet edhe më të madh se dalja në zgjedhje”.
Ai tha se frika është te bashkëqytetarët maqedonas, pasi partia më e madhe opozitare nuk ka një qëndrim të qartë për këtë çështje.
“Partia opozitare maqedonase nuk ka një qëndrim të qartë dhe saktë rreth referendumit. E kanë lënë që anëtarësia e vet të vendos në mënyrë të pavarur nëse do të votojnë pro apo kundër”.
“Frikohemi nga prapaskenat nëse deklarimi i tyre është i sinqertë, nga ajo që kanë deklaruar”, shtoi Ismaili.
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë tha se në bazë të disa analizave pjesa dërrmuese e popullatës janë “pro” referendumit.
“Referendumi do të kalojë patjetër, sepse analizat që janë bërë, tregojnë se 72% e popullsisë së përgjithshme janë përcaktuar për anëtarësimin e vendit në NATO”, tha ai duke thënë se këto janë argumente se shumica e popullatës do të votoj “për”.
Ismaili ka thënë se shqetësim mbetet arritja e censusit pasi, nevojitet që mbi gjysma e popullsisë duhet të dalë në referendum pavarësisht si votojnë.
“Duhet të dalin mbi 900 mijë votues për të arritur censusin. Por megjithatë se referendumi është konsultativ, prandaj edhe nëse dalin 800 mijë votues duhet të kemi parasysh se ata janë pro anëtarësimit në NATO”, tha Deputeti i BDI-së në Kuvendin e Maqedonisë, Rexhail Ismaili./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025