LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i LVV-së Hekuran Murati thotë se Etem Arifi nuk ka marrë pjesë në votimin e Qeverisë Kurti

Deputeti i LVV-së Hekuran Murati thotë se Etem Arifi nuk ka marrë pjesë në votimin e Qeverisë Kurti
Foto: Arkiv

Deputeti i LVV-së Hekuran Murati, ka thënë se deputeti Etem Arifi, nuk kishte marrë pjesë në votimin e Qeverisë Kurti.

Këtë e tha Murati në një shkrim në Facebook.

“Sa për sqarim, Etem Arifi nuk ka marrë pjesë në votim kur është votuar Qeveria Kurti”.


“Pretendimi për të tërhequr paralele me votimin e qeverisë ilegale nuk qëndron”, ka shkruar Murati në rrjetin social Facebook.

Ndryshe, Arifi ishte njëri prej 61 deputetëve që votoi pro zgjedhjes së Qeverisë Hoti, pas shkarkimit të Qeverisë së Albin Kurtit të Lëvizjes Vetëvendosje.

E për këtë të fundit, vota e deputetit të Partisë së Ashkalinjve është jo-valide për faktin se ai është dënuar me një vjet e tre muaj burgim për mashtrim me subvencione.

Përkundër dënimit të formës së prerë të vitit 2019, Arifi mori pjesë në dy seanca të Kuvendit, më 25 mars, duke votuar për rrëzimin e Qeverisë Kurti, ndërsa në seancën e 3 qershorit vota e tij ishte vendimtare për formimin e Qeverisë së re të drejtuar nga Avdullah Hoti i LDK-së, parti kjo që ishte pjesë e koalicionit qeverisës me Vetëvendosjen për 50 ditë.

Kushtetuesja sot ka bërë të ditur se vendimi për votën e deputeti Etem Arifi në lidhje me zgjedhjen e qeverisë do të merret ditëve në vijim.

“Palët argumentet e ngritura mundet t’i dorëzojnë edhe me shkrim pranë Gjykatës deri në datën 7 dhjetor, që i bie e hëna e ardhshme”, tha ajo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori