Kuvendi i Kosovës sot ka mbajtur seancën e fundit për sesionin pranveror, ku ka shqyrtuar e miratuar disa raporte.

E deputeti i LVV-së, Milazim Salijaj sot kishte ditëlindjen, ku ka mbushur 58 vjet.


Deputeti është kujdesur që pak para përfundimit të seancës t’u shpërndajë çokollata kolegëve deputet.

Çokollata deputeti Salijaj u dha edhe gazetarëve e kameramanëve që ishin të pranishëm në seancë.

Por fatkeqësisht këto çokollata nuk arritën t’i shijojnë deputetët e opozitës të cilët kishin lëshuar seancën pak minuta më parë. /Telegrafi/

229733456 870013880616855 3157453019741617913 n

234094712 152907166979702 3648004232748206565 n

234534196 1963810763781047 5090745749073546889 n

236092458 1489563764748510 7912928663534272358 n