LAJMI I FUNDIT:

Deputeti Kujtim Gashi lirohet nga akuza për korrupsion

Deputeti Kujtim Gashi lirohet nga akuza për korrupsion

Gjykata Themelore në Prizren, të mërkurën, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, njëherit ish-ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës sa ishte kryesues i Asamblesë Komunale në Prizren.

Gjatë vitit 2015, deri në tetor të vitit 2016, në Prizren në cilësinë e kryesuesit të Asamblesë Komunale, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij zyrtare, duke keqpërdorë pasurinë publike me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për persona tjerë juridik TV ”Besa” dhe TV “Opinion”, në atë mënyrë që pa procedurë të tenderimit lidh kontrata për transmetimin dhe ritransmetimin e seancave të Asamblesë Komunale në Prizren me TV “Besa”, me datë 08.01.2015 në shumën prej 250 euro për çdo seancë ndërsa pagesat për këto shërbime janë autorizuar gjatë vitit 2016 në shumën prej 1750 euro, po ashtu ka lidhur kontratë me TV “Opinion” me datë 08.01.2015, në shumën prej 400 euro për transmetimin e seancave të Asamblesë Komunale ndërsa pagesat janë autorizuar gjatë vitit 2015, 2016 në shumën prej 6700 euro, gjithsej për këta dy televizione ka autorizuar pagesat në shumë prej 8,450 euro, në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik 04/L-41, Ligjin mbi menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësive nr. 03-L/048 si dhe rregulloren e thesarit 01/2013 për shpenzimin e parasë publike. Në këtë rast ai kishte kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar nga neni 422 par. 1 lidhur me par. 2 nën par. 2.2 të KP-së”, thuhet në njoftim.

Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.


Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. Ndryshe, Kujtim Gashi ka qenë ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në qeverinë Haradinaj. Kurse, në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura me 6 tetor 2019, Gashi është zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Drejtësi
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori