LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i VV-së: Nuk e mbështesim Albinin, por Vetëvendosjen

Deputeti i VV-së: Nuk e mbështesim Albinin, por Vetëvendosjen

Edhe deputeti i Vetëvendosjes Arbër Rexhaj, ka folur për gjendjen e krijuar në Lëvizjen Vetëvendosje. Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Rexhaj ka thënë se nuk e mbështet Kurtin por Vetëvendosjen.

Sipas tij, anëtarësia e VV-së e ka shprehur vullnetin që në këtë situatë Kurti të kthehet në krye të VV-së.

 Shkrimi i plotë i Rexhajt, pa ndërhyrje


Gabohen ata që thonë se ne e mbështesim Albinin. Jo! Ne e mbështesim lëvizjen, e mbështesim parimin themeltar mbi të cilin jemi ngritur dhe kalitur: parimin e mosnënshtrimit para çdo diktati dhe imponimi, idealin tonë që të vetëvendosim! Anëtarësia jonë, ajo që shtrihet përtej zyrave tona dhe përtej tifozerisë në rrjete sociale e ka shprehur qartë vullnetin që, në këtë situatë delikate në të cilën gjendet Kosova, Albini të rikthehet në krye të lëvizjes. Anëtarësia jonë do që të vetëvendos për lëvizjen e vet, prandaj thirrjet për kryetar konsensual e tradhëtojnë këtë parim dhe ideal tonin. Ne nuk mund të kërkojmë vetëvendosje për Kosovën pa e ruajtur frymën e vetëvendosjes brenda lëvizjes sonë.

Kundër imponimit,

Kundër dorëheqjeve sepse nuk janë frymë e jona, ne ballafaqohemi!

Për të drejtën dhe idealin tonë për të vetëvendosur,

për Albinin kryetar dhe kryeministër,

për VETËVENDOSJE!n,

i juaji,

Arbëri

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Drejtësi
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori