LAJMI I FUNDIT:

Deputetët votojnë pro shmangies së Rregullores për mandatin e EULEX-it

Deputetët votojnë pro shmangies së Rregullores për mandatin e EULEX-it

Me 80 vota për, 4 kundër dhe 1 abstenim deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan për shmangie nga Rregullorja e Kuvendit për shqyrtimin dhe miratimin e Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi Misionin e Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë, si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës.

Shmangia e Rregullores së Kuvendit erdhi si kërkesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e përkrahur edhe nga Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Ndërkaq, Glauk Konjufca nga Vetëvendosje, tha se edhe në seancën e djeshme kanë thënë se janë kundër miratimit të Projektligjeve me procedurë  të përshpejtuar, pasi koalicioni qeverisës e ka ditur mirë kur i skadon mandati EULEX-it.


Sipas Konjufcës, vonesat lidhur me mandatin e EULEX-it janë bërë qëllimshëm nga koalicioni.

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Kalo në kategori