Deputetët e Kosovës në seancën e radhës që do të mbahet të enjten pritet të diskutojnë për Projektligjin që parasheh vendosjen e çmimeve tavan për produktet bazike.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka bërë të ditur se pikë tjetër e diskutimit do të jetë shqyrtimi i Projektligjit që mbështet punët publike.
“Është caktuar një seancë e re, më 20 tetor ora 10:00, me dy pika të rendit të ditës. Pika e parë është shqyrtimi i Projektligjit për mbështetjen e punëve publike dhe pika e dytë është Projektligji për masat e përkohshme për produktet themelore që parasheh vendosjen e një çmimi tavan për produktet e listës esenciale”, tha Kusari-Lila.
Po ashtu, është paraparë futja në rend dite e pikave të mbetura nga data 4 gusht.
“Ishte dakrodim i grupeve parlamentare, pas tyre do të hyjmë në shqyrtimin me pikat e mbetura që nga seanca e 4 gushtit. Të enjten, më 27 tetor të mbahet seancë e rregullt plenare me pikat e rregullta”, shtoi ajo.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri deklaroi se aktualisht Kosova ka mungesë të realizimit të projekteve.
Sipas tij, projektligji që parasheh vendosjen e çmimeve tavan do t’i mundësoj qeverisë që të ndërhyjë në treg.
“Jemi në një situatë ku duhet të shpenzojmë deri në 20 për qind të vlerës së projektit, nga ato mjete që i kemi në bilanc bankar që janë rreth 700 milionë euro. Kemi edhe mungesë të realizimit të projekteve, që duhej të realizoheshin dhe të mos vinim në një situatë të tillë. I kemi bëri thirrje në vazhdimësi të realizojë projekte që kanë qenë në kuadër të buxhetit. Një projektligj i tillë nuk është konsultuar me Asociacionin e Kosovës. Për sa i përket një projektligji të tillë, i jep mundësi qeverisë që të ndërhyjë në treg me caktimin e çmimeve të disa produkteve. Këtu kemi të bëjmë me një projektligj që nuk është bërë një analizë e caktuar, pra një Projektligj që bjer ndesh me Kushtetutën”, tha Tahiri.
Ndërsa, kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri deklaroi se Qeveria Kurti do të futet në histori si më e dobëta në investimet kapitale, duke shtuar Projektligji i Pagave ka përfunduar fazën e konsultimit publik.
“Projektligji i Pagave e ka përfunduar procesin e konsultimit dhe ky ligj ende nuk vjen për miratim në Kuvend. Mosardhja e këtij Projektligji nënkupton shtyrje edhe për 1 vit për zbatim. Me ecurinë aktuale, ky s’ka mundësi të futet në miratim më 1 janar”, u shpreh ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Super Viva sjell "Ofertën që ta gëzon zemrën" për Ramazan!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?