Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë hyrë në sallë për seancën e jashtëzakonshme, ku pritet të votohet për formimin e Qeverisë së re.

Sipas informacioneve nga Kuvendi, votimi do të mund kryhet në mënyrë elektronike, edhe pse më parë ishte paralajmëruar mundësia e një votimi me fshehtësi.


Nga vëzhgimet në sallë, rezulton se në ulëset e deputetëve është shpërndarë një fletushkë që tregon mënyrën e votimit elektronik, për të siguruar që procesi të kryhet korrekt dhe sipas rregullave.

Seanca e sotme pritet të jetë vendimtare për formimin e Qeverisë Kurti 3 dhe partitë politike përpiqen të sigurojnë shumicën parlamentare të nevojshme. /Telegrafi/