LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e LVV-së thonë se shumë shpejt do të hapet Ura e Ibrit, por nuk tregojnë datën

Deputetët e LVV-së thonë se shumë shpejt do të hapet Ura e Ibrit, por nuk tregojnë datën

Ura kryesore mbi lumin Ibër pritet të hapet për qarkullim shumë shpejt. Kështu kanë thënë dy deputetët e VV-së, Enver Dugolli dhe Arbër Rexhaj.

Dugolli ritheksoi se kjo urë do hapet, por datën e saktë tha se nuk mund ta japë.

“Nuk mund të japim datë të saktë, nuk është vendim arbitrar e nuk do vije si vendim arbitrar, do vije natyrshëm”, tha ai.


Deputeti Rexhaj u shpreh për këtë çështje kanë pasur takime me faktorin ndërkombëtar dhe se sipas tij ura shumë shpejt do të hapet dhe do jetë e qasshme për qytetarët.

“Derisa po flasim për kohën e hapjes së urës, dhe orës, kjo tregon se kemi bërë progres në veri të Mitrovicës, e kemi një vendim të asamblesë komunale të komunës. Me shumicë kanë votu të hapet ura, çështja i ka kaluar Qeverisë. Kemi pasur takim me QUINT-in”, tha Rexhaj në “Debat Plus” të RTV Dukagjini.

Takimi i Kurtit me ambasadorët e QUINT-it, avokati Gashi: I ka informuar, që të mos befasohen kur të hapet Ura e Ibrit
Lexo po ashtu Takimi i Kurtit me ambasadorët e QUINT-it, avokati Gashi: I ka informuar, që të mos befasohen kur të hapet Ura e Ibrit

“Ajo që dikur ishte sinonim i murit të Berlinit, kemi ardh në pikën pas zhvillimeve shkatërrimeve të bandave që kanë ndodhë në veri. Me fol se kur do hapet ura atje. Ura atje do hapet, pas një analize të organeve të sigurisë, në bashkërendim apo bashkëbisedim pse jo në koordinim me faktorët ndërkombëtar, sidomos ShBA-së, apo në lajmërim. Ura shumë shpejt do të hapet dhe do jetë e qasshme”, tha Rexhaj.

Diskutimet për urën janë aktualizuar në muajt e fundit, pas thirrjeve në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut që ura të hapet tërësisht për qarkullim.

Këtë komunë në veri të Kosovës e udhëheq Erden Atiq nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Kryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Uglanin, pati thënë se zbatimi i vendimit për çështjen e urës u takon autoriteteve qendrore dhe institucioneve të sigurisë./Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kalo në kategori