Është konstituar sot Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, ku anëtarët e këtij komisioni kanë deklaruar se do të punojnë bashkërisht për të adresuar problematikat e fushës së arsimit.
Në mbledhjen e parë të këtij komisioni u tha se sfida kryesore aktuale e sistemit arsimor është pandemia, ku u potencua se për shkak të saj arsimi do të ketë pasoja shumë të mëdha.
Kryetari i Komisionit, Ardian Gola, tha se do të përpiqet që të ndërtojë një klimë konstruktive të bashkëpunimit. Ai gjithashtu ka kërkuar nga anëtarët e komisionit që jenë konstruktiv dhe bashkëpunues rreth temave që do të trajtohen në këtë komision.
“Ju premtoj që do të përpiqem maksimalisht që të ndërtojë një klimë konstruktive të bashkëpunimit, për shkak se të gjithë e ndjejmë peshën e kësaj fushe dhe në këtë kuptim iu kërkojë edhe iu lus që të jemi maksimalisht konstruktiv dhe bashkëpunues rreth të gjitha temave, çështjeve që lidhen me fushëveprimtarinë e këtij komisioni”, tha ai.
Nënkryetarja e komisionit, deputetja Albena Reshitaj, tha se si deputetë të këtij komisioni duhet t’i shqetësojë gjendja e sistemit arsimor në Kosovë në këtë periudhë të pandemisë.
Ajo tha se duhet të kërkojnë plan konkret të veprimit edhe nga qeveria se si do të ballafaqohen me pasojat në sistemin arsimor pas pandemisë.
“Ne e dimë që jemi në një situatë të jashtëzakonshme me pandeminë dhe njëra prej çështjeve që më së shumti normalisht edhe neve si komision do të duhet me na shqetësu është edhe gjendja e sistemit arsimor në Kosovë, sidomos në këtë periudhë të pandemisë. Ashtu ne e dimë si e kemi arsimin dhe si e kemi sjell deri këtu, mirëpo për ne besoj si komision është shumë më rëndësi të kërkojmë edhe nga qeveria aktuale një plan konkret të veprimit se si do të ballafaqohemi si vend, si institucione me pasojat në sistemin arsimor pas pandemisë”, tha ajo.
Anëtarja e komisionit nga LDK, Vlora Dumoshi, tha se për shkak të pandemisë, pasoja shumë të mëdha do të ketë edhe arsimi.
“Sfida kryesore është pandemia e cila do të ketë pasojë shumë të madhe sidomos në arsim, duke filluar nga arsimi fillor, i mesëm dhe universitar…Ne ende nuk e kemi një program qeveritar, sigurisht programi i cili pritet të hartohet nga kjo qeveri dhe ne do t’i shohim se cilat do të jenë prioritetet për arsimin, kulturën, rininë dhe sportin”, tha ajo.
Anëtari i komisionit nga LVV, Fitim Uka, tha se gjatë këtij mandati duhet urgjentisht të adresojnë hendekun që ekziston në legjislacionin në fushën e arsimit.
Ai potencoi se mandatin e fundit si komision nuk kanë trajtuar as edhe një iniciativë ligjore të dërguar nga Qeveria, derisa tha se të vetmin sukses e kanë miratimin e statuteve të universiteteve publike.
“Duhet urgjentisht të adresojmë hapësirat, hendekun e jashtëzakonshëm që ekziston në legjislacionin në fushën e arsimit dhe këtë në radhë të parë na duhet të fillojmë në mënyrë urgjente prej Ligjit për Agjencionin e Akreditimit të Kosovës, sepse ju e dini që si komision edhe si anëtarë duke qenë pjesë të universitetit apo pjesë të trupave të tjerë akademike që është përjashtuar Kosova nga ENCA dhe EQAR. Gjithashtu, është e rëndësisë jetike që ne të rikthejmë anëtarësimin në trupa të tilla dhe ka një kusht atje që detyrimisht na duhet të shtyjmë përpara një agjendë të atillë që mundëson aprovimin e një ligji për Agjencionin e Akreditimit të Kosovës. ”, tha ai.
Anëtarët u dakorduan që ky komision të mbajë mbledhje ditën e martë nga ora 11./KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe