LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e AAK-së pas takimit me Bordin e ZRRE-së: Nuk na siguruan që s’do të ketë rritje të çmimit të energjisë

Deputetët e AAK-së pas takimit me Bordin e ZRRE-së: Nuk na siguruan që s’do të ketë rritje të çmimit të energjisë

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri dhe Bekë Berisha, janë deklaruar pas takimit që kanë zhvilluar me bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

Në një konferencë për media, ata deklaruan se gjatë këtij takimi kanë paraqitur disa kërkesa të grupit parlamentar, ndërsa thanë se ZRRE-ja nuk i ka siguruar se s’do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike.

“Pyetja ime ka qenë se si do të përballemi këtë dimër me energjinë elektrike sepse ka paralajmërime se do të jetë situatë e vështirë. ZRRE-ja nuk mund të na sigurojë që s’do të ketë rritje të çmimeve. Kemi bërë pyetje edhe të pjesa e sovranitetit tonë në kuptimin e energjisë dhe rregullatorit. Jemi me vigjilencë duke i shikuar këto gjëra”, u shpreh para mediave deputeti Berisha, raporton telegrafi.


Ndërsa, Tahiri tha se kërkesat e tyre janë të qarta; respektimi i udhërrëfyesit për energjinë në veri si dhe mosrritje e çmimit të energjisë.

“Jemi këtu për t’u informuar për së afërmi për problemet që ka Kosova në sektorin e energjisë. Qëndrimet tona kanë qenë shumë të drejtpërdrejta. E para lidhet me sovranitetin dhe pavarësinë energjetike të vendit që duhet ta rregullon ky institucion dhe që lidhet edhe me marrëveshjen e fundit të Elektroserverit”.

“Ne kërkuam që udhërrëfyesi të zbatohet. Por, ky institucion, pra Elektroserveri, ende nuk i ka dorëzuar listat e konsumatorëve që duhet t’i ketë në posedim në mënyrë që të fillojë enkasimi. E dyta ka të bëjë me tarifat. Si grup parlamentar kemi kundërshtuar çdo rritje të çmimit të energjisë elektrike. Qytetari nuk ka mundësi të përballojë rritje të çmimit të energjisë”, u shpreh para mediave Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Kalo në kategori