LAJMI I FUNDIT:

Deputetët britanikë sot votojnë për shtyrje të Brexitit

Deputetët britanikë sot votojnë për shtyrje të Brexitit

Deputetët britanikë sot do të votojnë për shtyrje të afatit të Brexitit, dhe nëse edhe BE-ja pajtohet, atëherë Mbretëria e Bashkuar nuk do të largohet nga blloku evropian më 29 mars, ashtu siç ishte planifikuar fillimisht.

Aktualisht duket se nuk ka pajtueshmëri në Britani për lidhjen që do të ketë ky shtet në të ardhmen me Bashkimin Evropian.

Çështja kryesore e diskutimit mbetet kufiri me Irlandën dhe ndikimi që ai mund të ketë në rrafshin ekonomik pas 29 marsit.


Deputetët britanikë kanë votuar tre herë gjatë së mërkurës. Ata votuan edhe kundër largimit nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje paraprake.

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë se “një shumicë e qartë” ka votuar kundër një Brexiti pa marrëveshje, ndonëse “rregulloret ligjore” përcaktojnë se Mbretëria e Bashkuar do të mund të largohej nga blloku evropian më 29 mars, nëse nuk krijohen kushte për marrëveshje.

Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016./KP/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Botë
Kalo në kategori