Departamenti më bashkëkohor i kardiokirurgjisë në SK “Acibadem Sistina” me një përqindje të lartë të suksesit në kryerjen e ndërhyrjeve më komplekse kardiokirurgjikale
Departamenti i Kardiokirurgjisë në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” ofron kujdes të përsosur shëndetësor dhe qasje profesionale në trajtimin e nevojave më specifike të të gjitha kategorive të pacientëve sipas standardeve më bashkëkohore botërore. Një ekip ndërkombëtar kardiokirurgjikal me përvojë shumëvjeçare në kryerjen e ndërhyrjeve kardiokirurgjikale në qendrat referente në mbarë botën, kirurgë, anesteziologë, kardiologë, kardioperfuzionistë, infermierë, fizioterapistë dhe ndihmës infermierë janë pjesë e Departamentit të kardiokirurgjisë në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” në krye me profesorin eminent Prof. Dr. Aleksandar Nikoliq, virtuozin e kardiokirurgjisë.
Prof. Dr. Nikoliq filloi karrierën e tij në vitin 1990 në Sremska Kamenicë ku ka filluar specializimin e tij dhe në moshën 27 vjeçare ka kryer operacionin e parë në zemër të hapur. Që nga atëherë Prof. Dr. Nikoliq ka kryer më shumë se 15.000 operacione në zemër të hapur dhe ka marrë pjesë në më shumë se 30.000 operacione të këtij lloji.
Ai është trashëgimtarë dhe pjestarë i shkollës së kardiokirurgut Prof. Dr. Ninosllav Radovanoviq, një nga kardiokirurgët më të njohur, i cili gjatë punës së tij ka dhënë kontribut të veçantë në zbatimin e metodave të reja kardiokirurgjikale në zemër të hapur. Në vitin 2006, Prof. Dr. Aleksandar Nikoliq përsëri kthehet në Sremska Kamenicë si drejtor i Qendrës për sëmundjet kardiovaskulare. Përveç kësaj, ai ka ushtruar pozitën drejtor dhe themelues i qendrës për kardiokirurgji “Podgoricë” në Malin e Zi.
Në vitin 2017 në Serbi, Prof. Dr. Nikoliq ka udhëhequr ekipin i cili kreu transplantimin e parë të zemrës artificiale, ndërsa pas një viti këtë përvojë përcolli në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” ku në vitin 2018 nga ana e Dr. Nikoliq dhe ekipi i tij u krye implantimi i zemrës së parë artificiale në Maqedoni. Në muajin maj të këtij viti, Prof. Dr. Nikoliq ishte pjesë e ekipit të kardiokirurgëve të cilët kanë kryer transplantimin e parë kadaverik të zemrës në vendin tonë. Prof. Dr. Nikoliq është pionier në zbatimin e kirurgjisë minimalisht invazive në valvulat e zemrës dhe është mjeku i parë në këtë rajon i cili ka kryer ndërhyrjet TAV dhe TAH.
Në portfolion e tij të pasur përveç përvojës në institucionet e shumta mjekësore këtu në vend janë edhe anëtarësimet dhe mirënjohjet që i ka fituar në këtë sferë. Ai është anëtar i asociacionit evropian për kirurgji kardio-torakale (EACTS) dhe Shoqatës amerikane të kirurgëve torakal (STS), ndërsa në fund të vitit të kaluar Kuvendi i Akademisë prestigjioze ndërkombëtare të shkencave, arteve dhe kulturës së Sllovenisë zgjodhi Prof. Dr. Nikoliq Akademik për kontributin e rëndësishëm shkencor në mjekësi.
Në Departamentin e Kardiokirurgjisë në SK “Acibadem Sistina” i cili përbëhet nga kujdesi intenziv, reparti spitalor, sallat e operacioneve dhe ordinancat ku kryhen ndërhyrjet më
të thjeshta dhe ndërhyrjet më komplekse kardiokirugjikale në zemër të hapur me të cilat zhvendosen kufijtë e arritjeve në fushën e kardio-mjekësisë.
Ekipi i mjekëve në Departamentin e Kardiokirurgjisë në SK “Acibadem Sistina” është në dispozicion 24 orë, 7 ditë në javë për t’u përgjigjur nevojave të pacientëve në çdo kohë, rasteve emergjente dhe ndërhyrjeve te pacientët.
“Kardiokirurgjia është kirurgjia më e vështirë dhe më komplekse dhe si e tillë është me rrezik më të lartë më trajtimin e pacientëve. Por përskaj kësaj në SK “Acibadem Sistina” ndërhyrjet dhe trajtimet e pacientëve kryhen me një përqindje shumë të lartë të suksesit. Në raport me pacientë të mbijetuar, rezultatet në “Acibadem Sistina” janë si rezultatet në qendrat më të zhvilluara shëndetësore në SHBA ose vendet e Evropës, edhe pse bëhet fjalë për një spital më të vogël në krahasim me këto qendra. Kemi një ekip shumë profesional, pajisje bashkëkohore dhe në mënyrë aktive ndjekim standardet më të reja në diagnostikim, mjekim dhe trajtim të pacientëve në “Acibadem Sistina” duke u premtuar atyre një kujdes të përsosur me kushtet më të mira dhe me çmime më të volitshme në tërë rajonin”, thotë Prof. Dr. Aleksandar Nikoliq, shef i Departamentit të Kardiokirurgjisë në “Acibadem Sistina”.
Në muajin tetor të këtij viti kardiokirurgjia adulte në krye me Prof. Dr. Nikoliq mori konfirmim ndërkombëtar nga Asociaconi evropian për kirurgji kardio-torakale anëtar i të cilit është Prof. Nikoliq dhe me këtë Spitali Klinik “Acibadem Sistina” u bë pjesë e familjes së qendrave më prestigjioze shëndetësore në Evropë dhe siguroi vendin e tij në hartën e organizatës evropiane në të cilën marrin pjesë spitalet në të cilët punojnë mjekët më të mirë në Evropë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama