LAJMI I FUNDIT:

I dënuari për terrorizëm, Rakip Avdyli: Nuk desha të destabilizoja vendin

I dënuari për terrorizëm, Rakip Avdyli: Nuk desha të destabilizoja vendin

Rakip Avdyli, i akuzuari për shtytje në kryerjen e veprave terroriste, mohoi se deshi ta destabilizojë vendin.

I dënuari me 10 muaj burg nga Gjykata Themelore në Pejë për shtytje në kryerjen e veprave terroriste u shpreh thellësisht i penduar për veprën e tij teksa para Gjykatës së Apelit kërkoi uljen e dënimit.

Rakipi që në korrik të këtij viti pranoi fajësinë në shqyrtim fillestar, ishte dënuar  me 10 muaj burg pasi që sipas aktakuzës, si përkrahës i organizatës terroriste “ISIS” për disa muaj përmes internetit ka bërë thirrje që në emër të xhihadit të kryhen sulme terroriste kundër Qeverisë së Kosovës dhe ambasadave ndërkombëtare.


Megjithatë, para trupit gjykues, Avdyli u shpreh i penduar për veprimin e tij duke thënë se asnjëherë nuk ishte qëllimi i tij destabilizimi i vendit.

“Unë s’kam pasur asnjëherë qëllim të destabilizoj vendin me deklaratën time, por ka qenë si deklaratë kundër padrejtësive ndaj një gruaje myslimane”, tha Avdyli.

Avokati i Avdylit, Sefer Morina, para gjykatësve të Apelit tha se Gjykata Themelore në Pejë ndonëse e ka shqiptuar dënimin nën minimum ligjor, nuk ka shqiptuar dënim proporcional me rrethanat posaçërisht lehtësuese.

“Gjykatë e nderuar ju ftoj që të keni parasysh shkollimin e ulët të të mbrojturit tim dhe përgjegjësinë tij për të kuptuar veprimin e tij, pasi që ai nuk e ka ditur se po bën vepër penale dhe ka menduar se vetëm po shfrytëzon lirinë e shprehjes”, tha Morina, raporton Kallxo.com.

Morina gjithashtu si rrethanë lehtësuese që Gjykata e Apelit duhet ta ketë parasysh, përmendi edhe gjendjen e vështirë ekonomike të të akuzuarit duke thënë se as 18 vjet pas luftës nuk ka arritur të ketë një kulm mbi kokë, pasi që shtëpia i ishte djegur në luftë.

Ankesë ndaj vendimit të Gjykatës në Pejë ka bërë edhe prokuroria, por duke kërkuar dënim më të rëndë për Avdylin.

Gjykata e Apelit lidhur me ankesat do të marrë vendim ditëve në vijim.

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Kalo në kategori