Dënohet Peja dhe Sigal Prishtina

Skuadra e Pejës është gjobitur me 500 euro nga komisioni disiplinor. Peja është gjobitur me 100 euro për hedhjen e gjësendeve të forta në parket 100 euro, për hezitimin e spikerit për thirrje për qetësimin e tifozëve, ndezjen e fishekzjarrëve me 100 euro dhe 200 euro për shkak të provokimeve ndaj drejtorit të Sigal Prishtinës, Florian Miftari nga kryetari i skuadrës së Pejës, Art Gashi.
Nga ana tjetër Sigal Prishtina është dënuar me 200 euro me 100 për hedhjen e gjësendeve nga tifozët Plisat dhe 100 euro për trajnerin Marjan Ilievski pasi nuk kishte respektuar kodin e veshjes. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
30/09/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































