LAJMI I FUNDIT:

Dënohet kryetari i Dragashit

Dënohet kryetari i Dragashit

Kryetari i Dragashit, Salim Jenuzi është dënuar sot për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Salim Jenuzi, kryetari aktual i Dragashit është dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren me një vit burg me kusht.

Jenuzi nëse nuk dëshiron që prapa grilave të kryejë këtë dënim, duhet që të mos shkaktojë vepër tjetër penale në dy vjetët e ardhshëm.


Gjykata e ka dënuar me 6 muaj burg me kusht edhe Nexhat Selën për uzurpim të pronës së paluajtshme. Edhe Sela për t’iu shmangur vuajtjes së këtij dënimi duhet të mos kryejë vepër tjetër penale për dy vjet, raporton Kallxo.com.

Ndërsa janë liruar nga akuza për keqpërdorim detyre Bean Haxhihasani e Vetim Hasani.

Salim Jenuzi akuzohet se nga viti 2009 deri në vitin 2016 në Dragash me qëllim të fitimit të dobisë pasurore për tjetrin dhe shkaktimin e dëmit komunës ia mundësoi pronarit të furrës “Evropa”, Nexhat Selajt, përvetësimin e kësaj patundshmërie.

Në pronën shoqërore Selaj më pas kishte ndërtuar objekt dykatësh pa vendim të asamblesë në Dragash, ndërsa këtë gjë nuk e kishin penguar drejtori i Urbanizmit në këtë komunë Behan Haxhihasan dhe inspektori komunal i ndërtimtarisë Vetim Hasani.

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Kalo në kategori