Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 4 mijë e 500 euro qytetarin që ka sulmuar fizikisht gazetarin Valon Syla.
Gjykata Themelore përmes një njoftimi për media bën të ditur se ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit B.J për veprën penale Lëndim i lehtë trupor, nga neni 185 par.1, nënpar.1.4 të Kodit nr.06/L-074 të KPRK-së.
“I akuzuari B.J është shpallur fajtor për këtë vepër penale dhe është dënuar me dënim me gjobë në shumë prej 4,500 (katër mijë e pesëqind) euro, të cilin dënim është i obliguar që ta paguajë në afatin prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, ndërsa koha e kaluar në paraburgim, nga data 22.12.2020 deri me datë 06.01.2021, të akuzuarit B.J. do t’i llogaritet në dënimin e shqiptuar”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se “Gjykata me rastin e shqiptimit të dënimit mori parasysh rrethanat lehtësuese, si pranimin e fajësisë nga i akuzuari B.J., kërkim faljen dhe pendimin për kryerjen e veprës penale, ndërsa rrethanë rënduese mori rrethanat në të cilat është kryer vepra penale në vend publik dhe në prezencë të kalimtarëve të rastit, duke shkaktuar shqetësim në popullatë për veprimin e kryer ndaj dëmtuarit-gazetarit V.S. për shkak të shprehjes së mendimit të lirë përmes rrjeteve sociale”.
“Me datë 22.12.2020, rreth orës 12:00, në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë, i akuzuari B.J, i pa kënaqur me shkrimet që i dëmtuari-gazetari V.S i kishte bërë në rrjetin social Facebook, rreth diasporës dhe të cilat shkrime ishin shpërndarë në portale të ndryshme, me dashje e kishte goditur me duar në kokë dhe qafë të dëmtuarin-gazetarin V.S., të cilit i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore sipas ekspertizës mjeko-ligjore. I dëmtuari V.S. për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest civilo-juridik”, vijon njoftimi.
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë