Një tajlandez është dënuar me 35 vjet burg për shkak të një postimi në Facebook, në të cilin kishte fyer familjen mbretërore, transmetojnë sot mediat botërore.

Tridhjetë e katërvjeçari  Vikaj Tepvon u shpall fajtor pasi kishte shkelur dhjetë pika të ligjit të Tajlandës, në të cilin thuhet se është ilegale të fyhen anëtarët e familjes mbretërore.


Ndryshe, ky është dënimi më i lartë i dhënë për një vepër të tillë.