Më shumë se shtatë vjet pas zgjedhjeve të dhjetorit 2010, gjashtë persona janë dënuar për manipulim me 748 vota të këtyre zgjedhjeve.
Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi sot me nga gjashtë muaj burg me kusht Ymer Herticën, Fitim Ibrahimin, Halil Berishën, Fatime Luta Osmanin, Idriz Murtezin e Lumnije Hysenin, që akuzoheshin për mashtrim në zgjedhje.
E akuzuar për këtë vepër penale është edhe Florina Maxhuni por kryetarja e trupit gjykues vendosi që lënda kundër saj të veçohej për shkak se ekziston informacioni se e njëjta jeton jashtë vendit dhe është e paarritshme për momentin.
Gjashtë të dënuarit nuk duhet të kryejnë vepër tjetër penale gjatë një viti, nëse nuk duan që dënimi me kusht t’u kthehet në dënim me burg.
Të akuzuarit, para se t’u shqiptohej dënimi, e pranuan fajësinë.
Madje njëri nga ta kërkoi nga kryetarja e trupit gjykues që ta falte dënimin.
“E pranoj fajësinë për veprën për të cilën akuzohem, është hera e parë që është zhvilluar një procedurë penale ndaj meje dhe premtoj që në të ardhmen nuk do të bie më ndesh me ligjin. Kërkoj nga gjykata me ma falë”, deklaroi Ymer Hertica, shkruan Kallxo.com.
Edhe Fatlum Podgorica, avokati i Idriz Murtezit,kërkoi që gjykata të marrë për bazë si rrethanë lehtësuese se i mbrojturi i tij dhe të akuzuarit tjerë nuk kanë kryer më herët vepra penale, ndërsa janë penduar për atë që kanë bërë.
Prokurorja Besa Limani u pajtua me pranimin e fajësisë nga të akuzuarit.
Sipas aktakuzës, Ymer Hertica, Fitim Ibrahimi, Halil Berisha, Fatime Luta-Osmani, Idriz Murtezi si dhe Lumnije Hyseni akuzohen nga prokuroria se në dhjetor të vitit 2010 gjatë mbajtjes së zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, në vendvotimin në Shkollën Fillore “Selman Riza” në Fushë- Kosovë, në bashkëkryerje kanë falsifikuar rezultatet e zgjedhjeve.
Në aktakuzë tregohet se me rastin e numërimit të votave të kandidateve të subjekteve politike, të akuzuarit u kanë hequr votat disa kandidateve dhe ua kanë shtuar kandidateve të tjerë, duke i regjistruar në mënyrë jo të saktë gjithsej 748 vota.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës