Dënim i rëndë për Gjasulen
Futbollisti shqiptar i Greuther Furthit, Jurgen Gjasula, është suspenduar me pesë ndeshje nga Gjykata sportive e Federatës e Futbollit të Gjermanisë.
Gjasula ishte përjashtuar me karton të kuq në ndeshjen që Greuther Furth barazoi ndaj Bochumit në fundjavë me rezultatin 2:2. Gjasula fillimisht e sulmoi një futbollist të Bochumit e më pas e shtyu arbitrin Robert Schroeder dhe e fyeu arbitrin e katërt Benjamin Blaser.
"Nuk duhej t'i ndodhte Gjasulës", kishte thënë pas ndeshjes trajneri i Greuther Furthit, Stefan Ruthenbeck për "Sport1", përcjell sot Koha Ditore.
Vendimi për Gjasulën ende nuk është përfundimtar, meqë klubi dhe lojtari mund të apelojnë dënimin.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























