LAJMI I FUNDIT:

Dënim me burg dhe gjobë ndaj Sh.Q për dhunë në familje

Dënim me burg dhe gjobë ndaj Sh.Q për dhunë në familje
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit Sh.Q. shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës dhunë në familje.

Gjykata pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, të pandehurin Sh.Q. e shpalli fajtor dhe gjykoi me dënim efektiv burgimi në kohëzgjatje prej tetë muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej njëqind euro.

I pandehuri Sh.M. akuzohet se më 16 maj 2021, shtëpinë e tij i shkakton keqtrajtim psikologjik, nënës së tij-të dëmtuarës, S.Q., në atë mënyrë që deri sa është kthyer në gjendje të dehur nga qyteti në shtëpi, fillimisht kërkon që ta takoj djalin e tij, mirëpo me kërkesë të të dëmtuarës, bashkëshortja dhe djali i të pandehurit futën në dhomë dhe mbyllen me çelës.


Në ato momente i njëjti fillon t’i bërtas dhe thyer tri tavolina të vogla, një pikturë që ka qenë e varur në mur si dhe hap një dritare me forcë të cilës ia dëmton mbajtësen.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt. /Telegrafi/