Sërish është atakuar objekti i ambulancës në lagjen veriore “Kodra e Minatorëve”, në të cilën kryesisht ofrohen shërbime shëndetësore për banorët shqiptarë që ende jetojnë në veri, por që aty shërbime mjekësore kërkojnë edhe qytetarë të komuniteteve tjera.
Ndonëse askush nuk i ka parë keqbërësit dhe nuk dihet se kush janë ata, dyshohet se kjo është edhe një tjetër vepër e ekstremistëve serbë që me presione të këtilla dhe të tjera, po mundohen që këtë lagje ta spastrojnë tërësisht nga shqiptarët.
Keqbërësit kishin thyer nga jashtë me jete të forta njërin nga xhamat e dritares dhe më pastaj i kishin dhënë flakën, e cila fatmirësisht ishte shuar vetvetiu, pa shkaktuar dëme më të mëdha. Përveç xhamit të thyer, nga zjarri ishin dëmtuar edhe kabllot e internetit dhe një shtrat ku ofrohet ndihma për pacientët.
Ndonëse ambulanca shëndetësore në “Kodrën e Minatorëve” i takon Komunës së Mitrovicës Veriore, në vendin e ngjarjes ka dalë nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, i cili i ka gjetur punëtorët e ambulancës duke e pastruar objektin përbrenda.
Ata i thanë kryetarit Mujka se të premten kur kanë dalë nga objekti pasi që kishin përfunduar orarin e punës, çdo gjë ka qenë në rregull. Mirëpo, të dielën, rastësisht një punëtore që banon në këtë lagje, kishte vërejtur se xhami i dritares ishte thyer nga jashtë dhe se vëreheshin gjurmët e zjarrit. Për këtë ishte njoftuar policia e Kosovës, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes.
Nënkryetari Mujka ju tha punëtorëve që të mos dekurajohen, por të vazhdojnë të punojnë dhe të ofrojnë shërbime shëndetësore për shqiptarët që jetojnë në lagje, por edhe për të gjithë qytetarët tjerë, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, që kërkojnë ndihmë. Ai tha se bashkë më kryetarin e Komunës, Agim Bahtiri do të bëjnë përpjekje për të sanuar dëmin dhe për të krijuar kushte më të mira për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për ata që kanë nevojë.
Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, e dënoj ashpër këtë veprim të shëmtuar të keqbërësve, pa marrë parasysh kush janë ata dhe kërkoi nga policia e Kosovës dhe hetuesia që të ndërmarrin të gjitha masat për kapjen e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania