LAJMI I FUNDIT:

Dëmtohet rruga që të çon për Brezovicë

Dëmtohet rruga që të çon për Brezovicë

Ministria e Infrastrukturës njofton se njëra korsi e rrugës regjionale Doganaj-Brezovicë është mbyllur për qarkullim.

Sipas njoftimit të MI, sot rreth orës 8, si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit, kjo rrugë, konkretisht në lokacionin udhëkryqi për fshatin Brod (komuna e Shtërpcës), ka pësuar dëmtime.

“Njëra korsi e rrugës ka rrëshqitur dhe është e mbyllur për qarkullim. Momentalisht, komunikacioni zhvillohet vetëm në njërën korsi. Kompania e mirëmbajtjes i ka vendosur shenjat e sinjalizimit dhe e ka siguruar pjesën e rrugës ku ka ndodhur rrëshqitja”, thuhet në njoftim.